Deputeti i zgjedhur Etjen Xhafaj tha gjatë një interviste për Report Tv se Partia Socialiste nuk e shkarkon dot e vetme presidentin Ilir Meta pa votat e opozitës parlamentare.  Xhafaj foli edhe për bashkëpunimin me Partinë Demokratike

Partia Socialiste synon ta shkarkojë Presidentin ilir Meta me mbështetjen e opozitës aktuale parlamentare. Ai tha se shkeljet  e Presidentit janë në sytë e të gjithë shqiptarëve

”Unë mendoj se votat janë aty jo vetëm nga partia socialiste por edhe opozita e re e ka parë qe roli i presidentit ka qenë jashtë petkut. Unë besoj se po, por pavarësisht se kush është presidenti është e nevojshme të kemi një president të luaj rolin e tij të pavarur. Nevojitet forcim i mëtejshëm i institucioneve", tha Xhafaj.

Kërkesën e Partisë Socialiste për bashkëpunim me PD, Xhafaj e cilëson të nevojshme për integrimin e vendit në Bashkimin Europian, pavarësisht se kush do të zgjidhet kryetar më 13 Qershor.

"Bashkëpunimi duhet të jetë në të gjitha drejtimet në të mirë qytetarëve. Opozita duhet të jetë ne parlament pasi është e nevojshme pasi duhet bashkëpunim për pikën në të cilën ndodhemi përpara negociatave me BE. Duhet të gjitha palët të përfshihem në proces. Bashkëpunimi duhet të ndodh pavarësisht kush do te jetë kryetar apo jo", tha deputeti i zgjedhur i PS-së në Qarkun Tiranë.

Sipas Xhafës vizioni 'Shqipëria 2030' është plani i rimëkëmbjes  ekonomike. Prioritet  do të jetë sektori i ri online  në fushën e teknologjisë për  punësimi e të rinjve.  

VIDEO/Intervista e plotë