‘Sfidë aksesi në hapësirat publike dhe punësimi!’ Presidenti dhe Kisha Katolike solidaritet me personat me aftësi të veçanta

Presidenca hapi dyert për të mirëpritur personat me nevoja të veçanta si dhe organizatat dhe aktivistët që punojnë për respektimin e të drejtave të tyre.

“Punësimi nuk është thjesht një mundësi ekonomike, është një çelës për dinjitetin dhe pavarësinë e çdo individi. Aksesueshmëria është një tjetër aspekt që duhet përmirësuar. Duhet të sigurojmë që çdo individ të ketë akses të plotë dhe të barabartë në hapësirat publike. Kjo është e drejtë themelore”, theksoi Begaj.

Si një nga mbështetëset më të mëdha në integrimin në shoqëri të personave me aftësi të kufizuar, Ambasada Amerikane përmes ambasadores, Nancy VanHorn tha se politik-bërësit duhet të bëjnë veprime konkrete për të siguruar një të ardhme ku askush nuk do të mbetet pas, ku çdo zë do të dëgjohet dhe ku çdo shqiptar të ketë mundësinë të arrijë potencialin e tij të plotë.

Ndërsa Dioqeza e Sapës në bashkinë Vau i Dejës përmes karitasit nisi muajin e Krishtlindjes me panairin e personave me të kufizuara. Piktura dhe punimet artizanale per Krishtlindjen te punuara prej tyre u ekspozuan duke u blenë menjeherë nga vizitoret e shumte qe karitasi kishte ftuar brenda dhe jashtë vendit.

“Kisha Katolike e Shqipërisë ka programe te veçanta ndaj kësaj shtrese. Ata duan përkujdesje çdo dite, jo vetëm ne ditën ndërkombetare”, tha Monsinjor Simon Kulli

Ndërsa ministria e Shëndetësisë, Albana Koçiu përmes një mesazhi ne rrjetet sociale tha se 3,500 persona me aftësi të kufizuar (PAK) kanë marrë shërbime punësimi. Ndërsa përmes Fondit Social janë krijuar 73 shërbime të reja që kanë ndihmuar dhe mbështetur 33,000 individë në nevojë.

R.D/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Konflikti civil në Siri dhe përparimi i ushtrisë ruse në Ukrainë, Krisafi dhe Arapi debatojnë në 'Studio Live'

Konflikti civil në Siri dhe përparimi i ushtrisë ruse në Ukrainë, Krisafi dhe Arapi debatojnë në 'Studio Live'