Sfidoi regjimin fetar të Iranit duke publikuar foto pa hixhab, aktivistja dënohet me 74 goditje kamxhiku

Sfidoi regjimin fetar të Iranit duke publikuar foto pa hixhab, aktivistja dënohet me 74 goditje kamxhiku

Roya Heshmati

Roya Heshmati, 33 vjeçe, një aktiviste iraniane që kundërshton përdorimin e mbulesës së detyrueshme, u dënua me një vit burg dhe ndalim për t’u larguar nga vendi për tre vjet, raporton Hengaw, një OJQ kurde, organizatë e të drejtave të njeriut me bazë në Norvegji.

Heshmati, e lindur në Khanadaz dhe e diplomuar në Universitetin Kurdistan në provincën kurde të Iranit, u fotografua në prill duke ecur në rrugët e Teheranit - ku ajo jeton - pa hixhab. 

Dënimi i saj fillestar parashikonte 13 vjet e 9 muaj burg, por më pas u konvertua me 74 rrahje me kamxhik dhe të paguante një gjobë të barabartë me rreth 225 dollarë.

”Burri që kreu ekzekutimin me kamzhik kërcënoi se do të intensifikonte rahjet dhe do të hapte një çështje të re kundër saj”, shkroi Roya në faqen e saj në Facebook.

Roua shpjegoi se një grua e mbuluar, me siguri punonjëse e gjykatës, i kishte vendosur me forcë një vello në kokë dhe se ajo ishte goditur me kamxhik në shpatulla e pjesë të tjera të trupit.

Ajo u dërgua në atë që ajo e përshkruan si një "dhomë torture mesjetare" për t'u fshikulluar pa mëshirë për "propagandë kundër regjimit" dhe për "shfaqje .

Megjithatë, regjimi iranian pretendon se arsyeja pse Heshmati u dënua me fshikullim nuk ishte fakti që ajo kishte postuar foto të saj pa shami në rrjetet sociale, por se kishte marrë para nga disa organizata ndërkombëtare për ta bërë këtë. 

Gjyqtari, sipas asaj që përshkruan, u përgjigj se “Unë jam me ju, por ky është ligji dhe duhet ta zbatojmë” dhe u kërkoi zyrtarëve që do të zbatonin dënimin që të mos e godasin me forcë. Megjithatë, shenjat në trupin e saj nuk tregojnë një gjë të tillë.

Tortura mizore e gruas për mosmbajtjen e shamisë shkaktoi një valë reagimi në mediat sociale, me gazetarin dhe aktivistin iranian Abbas Abdi duke thënë se "rrahjet me kamzhik nuk kanë të bëjnë me trupin e vetëm një grua, por nga të gjithë ata që ëndërrojnë për një jetë të lirë".

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Asdfg: 09/01/2024 16:34

    Halla irani me kamzhik,kjo lloj metode duhet te praktikohet edhe ne shqiperse jan harbuar femrat fare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki