Luan Shala dhe Agron Kelmendi, dy të rinj nga Suhareka e Kosovës, pjesë e grupit Motocross Theranda, grup të apasionuarisht pas motorëve që ngjisin majat e maleve, kanë ngjitur sot majën  e Çikës në Vlorë.

Ngjitja për në majën e Çikës zakonisht është bërë në këmbë, për shkak të terrenit të thepisur, por dy të rinjtë kanë sfiduar terrenin e vështirë shkëmbor dhe kanë arritur në majën e Çikës.

"Për herë të parë ngjitëm majën e Çikës, ngjitja ishte shumë sfiduese", thotë njëri prej tyre.

Udhëtimi i tyre ka filluar nga Qafa e Llogarasë në drejtim të majës  së Çikës dhe zgjati 7 orë.

Të rinjtë  e Suharekes malin e Çikës e kanë vizituar edhe një muaj më parë në Vlorë, por për shkak të mjegullës  dhe borës nuk mundën të arrijnë majën e Çikës.