S'fitoi asnjëherë në 2021, trajner i Tiranës: Kukësi s'është i pamposhtur! Të hënën mbyllet gjysma e Superligës

Tirana-Kukësi është sfida më e rëndëishme e javës së 18 të Superligës, që luhet të dielën në orën 16:45. Bardhblutë e kryeqytetit udhëheqin kampionatin me 6 pikë më shumë se Kukësi ndjekës, por në 3 ndeshjet e fundit kurrë nuk i kanë mposhtur verilindorët.

“Kemi bërë 3 ndeshje gjatë vitit të kaluar me Kukësin dhe nuk kemi arritur të marrim fitoren, por kjo nuk ndikon aspak në aspekin psikologjik, sepse nuk është një kundërshtar që nuk mposhtet. Pra është një kundërshtar që do përballemi shpesh dhe do ketë rezultate të ndryshme,”-deklaroi Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Sfida tjetër e së dielës do jetë mes Kastriotit që lufton për mbijetesë dhe Vllaznisë që tenton të afrohet me kreun.

“Për ne çdo ndeshje është finale. Pak a shumë kështu edhe për Kastriotin. Vllaznia gjithsesi do mendojë për maksimumin sa herë që futet në fushën e lojës,”-tha Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë.

“Jam i bindur nëqoftëse veprojmë mirë në këtë ndeshje, nëqoftëse kemi disiplinë dhe rrimë gjatë gjithë kohës në ekuilibër do marrim një rezultat pozitiv,”-u shpreh Emiljano Çela, trajner i Kastriotit.

3 ndeshjet e tjera të javës së 18, që mbyll edhe gjysmën e kampionatit, janë mes Egnatias dhe Dinamos, Laçit dhe Partizanit si dhe mes Skënderbeut e Teutës.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë