Kompania Konçensionare SGS Automotive Albania e cila kryen Shӫrbimin 
e Kontrollit teknik tӫ Detyrueshӫm tӫ Mjeteve Rrugore dhe Rimorkiove tӫ tyre 
nӫ Republikӫn e Shqipӫrisӫ, ka kӫnaqӫsinӫ tӫ njoftojӫ tӫ gjithӫ pӫrdoruesit e 
mjeteve rrugore tӫ cilӫt kryejnӫ kӫtӫ shӫrbim nӫ Qendrӫn e Kontrollit Teknik 
nӫ Fushӫ-Prezӫ qӫ, duke filluar nga data 01 Mars 2014, mund tӫ kryejnӫ 
rezervimin on-line tӫ datӫs dhe orӫs sӫ dӫshiruar pӫr kryerjen e kontrollit 
teknik. Ky rezervim mund tӫ kryhet nӫ adresӫn 
www.automotivealbania.sgs.com. Ju do tӫ keni mundӫsinӫ tӫ zgjidhni tre 
data/orare tӫ ndryshme pӫr automjetin tuaj. Punonjӫsit tanӫ do t’ju kontaktojnӫ 
pӫr tӫ konfirmuar rezervimin tuaj. 

Ju lutemi tӫ merrni masat qӫ nӫ orӫn e rezervuar tӫ keni kryer tӫ gjitha 
veprimet e nevojshme pranӫ Drejtorisӫ Rajonale tӫ Shӫrbimit tӫ Transportit 
Rrugor pӫr pagesӫn e taksave dhe detyrimeve tӫ tjera shtetӫrore pӫr 
automjetin tuaj.

Nӫ tӫ njӫjtӫn faqe interneti do tӫ gjeni tӫ dhӫna tӫ detajuara mbi shӫrbimin 
e kontrollit teknik tӫ automjeteve. Ju ftojmӫ tӫ vizitoni faqen tonӫ dhe tӫ 
komunikoni me ne pӫr çdo ankesӫ/sugjerim qӫ mund tӫ na ndihmojӫ tӫ 
pӫrmirӫsojmӫ shӫrbimin tonӫ.

SGS ӫshtӫ kompania lider botӫror nӫ fushӫn e inspektimeve, verifikimeve, 
testimeve dhe çertifikimeve. Me mӫ shumӫ se 80,000 punonjӫs ne operojmӫ 
njӫ rrjet prej më shumë se 1.650 zyra dhe laboratore nӫ tӫ gjithӫ botӫn.