NJOFTIM PËR APLIKIM PËR PUNËSIM
SGS është kompani leader në inspektim, verifikim, testim dhe certifikim. Ne njihemi si pikë referimi globale për cilësinë dhe integritetin e shërbimeve të ofruara.
Për laboratorin tonë në qytetin e Vlorës, kërkojmë të punësojmë një Laborant, i cili duhet të jetë personi përgjegjës për kryerjen e analizave (sasiore dhe cilësore) për hidrokarbure, sipas kërkesave të ardhura nga klientët.
Ai do të jetë pjesë e një skuadre punonjësish të cilët sigurojnë koordinimin e të gjithë aktivitetit të laboratorit, që lidhen me kërkesën për analiza.
Aftësitë:
• Aftësi për të punuar me efektivitet edhe nën presion.
• Aftësi të mira në përdorimin e kompjuterit në Microsoft Office (Excel, Word and Outlook)
• Nivel shumë i lartë saktësie. Kujdesi ndaj detajeve është shumë i rëndësishëm.
• I gatshëm të punojë sipas kërkesave, në fundjavë, pushime zyrtare, etj.
Njohuritë:
Aplikantët duhet të kenë njohuri si më poshtë:
• Eksperiencë në fushën e hidrokarbureve (analiza kimike, matje, kampionim)
• Diplomë në Kimi Industriale/Gjeologji – Miniera ose fusha të ngjashme
• Leje drejtimi automjeti të vlefshme (minimalisht klasi B)
•Njohja e standardeve ndërkombëtare si dhe eksperienca në fushën e hidrokarbureve përbën avantazh.
• Njohje të mirë të gjuhës angleze.
Ne ofrojmë:
- Trajnim paraprak
- Punësim afatgjatë
- Ambient modern dhe kushte mjaft të mira pune
- Mundësi për promovim të vazhdueshëm në kompani – sipas pozicionit dhe përgjegjësisë.
Ju lutemi, kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën e e-mailit: [email protected]
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të thirren për intervistë.
Afati i fundit për aplikim është dt. 18 Prill 2014.
_________________________________________________________________________
SGS Albania Rr. Irfan Tomini, Pallati G&P, kati I
Tel +355 4 2357965+355 4 2357965 Fax +355 44 500482 Registered in Albania No. K92110020V, www.sgs.com
Member of SGS Group (Société Générale de Surveillance)