Shëndeti-Shkaku i kancerit? 
“Fati i Keq”/Nga Orges Spahiu

Shëndeti-Shkaku i kancerit? <br />“Fati i Keq”/Nga Orges Spahiu
Kanceri është emri që i është dhënë një grupi sëmundjesh që zënë fill në ndarjen e pakontrolluar qelizore  dhe përhapjen në indet përreth. Sëmundjet kanceroze shkaktohen nga ndryshimet tek genet që kontrollojnë mënyrën sesi funksionojnë qelizat, në mënyrë të veçantë sesi ato rriten dhe ndahen. Sot kemi mbi 100 lloje kanceri.

Por një studim i fundit mbron tezën se mjedisi dhe trashëgimia kanë influencë më të vogël seç është  besuar më parë nga shkencëtarët. Ky studim ishte zanfilla e qindra kontradiktave shkencore, insinuata që autorët janë paguar nga industria kimike dhe akuzave se ajo ishte një mashtrim “masiv”, “i fshehur pas numrave modern të cilësisë së dyshimtë.”

Pretendimi që ndezi këtë debat? Teza e hedhur nga shkencetaret: se është “fati i keq” që përcakton nëse dikush zhvillon kancer dhe jo thjesht faktorët mjedisorë apo genet e trashëguara. Përpjekjet për ta parADNaluar, nga lënia e duhanit deri tek pastrimi i mjedisit nuk kanë ndikim absolut.

Një grup autorësh që hodhi për herë të parë këtë tezë në vitin 2015 tashmë janë kthyer sërish me një studim të publikuar  tek revista Shkencë, ku dyfishuan gjetjet e tyre fillestare. Ndërkohë ata kishin punuar fuqishëm për të korrigjuar keqinterpretimet e përhapura gjerësisht. Këtë herë, duke përdorur të dhënat shëndetësore të 69 vendeve, ata nxorrën si përfundim  se 66%  e mutacioneve genetike që shkaktojnë kancer lindin nga “fati i keq” gjatë ndarjes së një qelize të shëndetshme duke bërë një gabim të rastësishëm kur kopjon ADN_në e saj.

Shkencëtarët e kanë të vështirë të shpjegojnë se keto gjetje  nuk vërtetojnë që dy të tretat e llojeve të kancerit  janë të paparADNalueshëm. Por duke kuptuar rolin e këtyre gabimeve “mund t’u jepet komfort mijëra pacientëve  të cilët zhvillojnë kancer  duke patur një stil jetese gati perfekt “të shëndetshëm”, thotë biologu i kancerit Dr. Bert Vogelstein i Universitetit Johns Hopkins, autori kryesor i të dy studimeve origjinale si dhe studimit të ri. Ai thotë se kjo është veçanërisht e vërtetë për prindërit e fëmijëve që kanë kancer dhe që mund të fajësojnë tragjedinë e geneve që u kanë trashëguar fëmijëve ose mjedisin ku i kanë rritur.
 
Kërkime të ndryshme kanë treguar se  përafërsisht 42% e llojeve të kancerit  janë te evitueshem duke shmangur pirjen e duhanit, duke ruajtur një peshe të shëndetshme, dhe duke mos u ekspozuar ndaj ndotësve që shkaktojnë kancer.

Të dy studimet në fjalë krahasuan sesi përqindjet e kancerit në inde të ndryshme lidhen me frekuencën e ndarjes së qelizave të shëndetshme në mushkeri, kocka, tru etj.

Ata gjetën një korrelacion shumë të afërt midis shpeshtësisë së ndarjes së qelizave dhe shpeshtësisë së kancerit. Kështu, qelizat e zorrës së trashë ndahen shpesh dhe 5% e njerëzve zhvillojnë kancer tek këto inde. Qelizat e zorrës së hollë ndahen me rrallë dhe vetëm 0.2% e njerëzve zhvillojnë kancer aty. Për shkak se qelizat që ndahen nuk e kopjojnë gjithnjë në mënyrë perfekte ADN-në e tyre, çdo ndarje është një mundësi për lindjen e një mutacioni që shkakton kancer; sa më tepër ndarje, aq më shumë kancer argumenton stafi i Johns Hopkins.

Ata zbuluan një diferencë prej 2/3 në përqindjen e kancerit nga një lloj indi tek një lloj tjetër për shkak të  diferencës në shpeshtësinë e ndarjes qelizore në ato inde. Ky përfundim i dha jehonë gjetjeve të studimit të parë, zhvilluar për 17 lloje kanceri në 69 vendet që ata analizuan.

Sidoqoftë kjo s’do të thotë se dy të tretat e llojeve të kancerit shkaktohen nga gabime të paparashikuara në kopjimin e ADN-së. Niveli i lartë apo i ulët i ndarjes qelizore  është përgjegjës për 2/3 e diferencës në shpeshtësinë e kancerit nga një lloj indi tek një lloj tjetër. Për shembull, “shkaku” i ekzistencës së Himalajave është shtypja tektonike e pllakës Indiane me atë Euroaziatike. Kjo ka prodhuar me tepër se një dyzinë majash që arrijnë mbi 8.000 metra. Por diferenca ndërmjet K2-së 8.216 metra dhe Annapurnas 8.091 metra është pjesërisht për shkak të faktorëve rastësore, si erozioni nga erërat dhe këndi i shtresës shkëmbore të secilit mal.

Në mënyrë të ngjashme, shkak i mjaft llojeve të kancerit mund të jenë faktorët ambjentalë. Megjithatë diferenca në shpeshtësinë e kancerit në inde të ndryshme rezulton të jetë në raport të drejtë me shpeshtësinë e ndarjes qelizore. Kjo është ajo çka gjetën shkencëtarët e Hopkins.

Një element thelbësor në publikimin e ri është analiza e genomës së kancerit  në një bazë të dhënash në Mbretërinë e Bashkuar, me qëllim klasifikimin  e origjinës së mutacioneve që shkaktojnë kancerin: ambjenti, trashëgimia ose gabimet rastësore në kopjimin e ADN-së. Kjo ishte hera e parë që dikush vëzhgoi raportet e mutacioneve tek kanceri dhe i klasifikoi ato në një nga kategorite e sipërpërmendura.

Kërkuesit konkluduan se gabimet në kopjimin e ADN-së janë përgjegjëse për 66% të mutacioneve, ndërsa 29% janë për shkak të faktorëve ambjentale dhe 5% për shkak të trashëgimisë. Këto përqindje nuk janë universale pasi kërkuesit thellojnë analizën për peshën specifike të shkaktarëve të kancerit në raport me vendndodhjen. Kështu, të paktën 60% e mutacioneve që shkaktojnë kancerin e lëkurës dhe të mushkërive janë për shak të faktorëve ambjentale krahasuar me 15% apo dhe më pak të llogaritura për kancerin e prostatës, kockave, trurit dhe gjirit.

Shkencëtarët patën një debat lidhur me gjetjet e “fatit të keq”. Ata argumentuan se, nëse shumë lloje kanceri lindin nga gabimet gjatë procesit të ndarjes qelizore nuk do të kishte ndikim ekspozimi ndaj shkaktarëve të kancerit si duhani apo kancerogjenet e vendit të punës.

Por kjo nuk bën sens sipas profesionistëve të tjerë të fushës. Krijimi i një kanceri kërkon disa mutacione genetike. Nëse 2 nga 3 mutacionet e kërkuara lindin nga gabimet e kopjimit të ADN-së, por i treti vjen nga karcinogenet mjedisore atëherë evitimi i këtyre kancerogeneve parandalon kancerin.
Kësaj here ekipi Hopkins bie dakort dhe pranon se ekziston një diferencë midis mënyrës sesi ndodhin mutacionet që shkaktojnë kancerin dhe parandalueshmërisë së tij. Për shembull 65% e mutacioneve në kancerin e mushkërive  ndodhin rastësisht, por 89% e këtyre lloj kanceri janë të parandalueshëm duke evituar pirjen e duhanit.

Kritikët e tyre argumentojnë se efektet ambjentale shkojnë përtej mutacioneve në rastin e të cilave parandalimi mund të ketë një rol edhe më të madh. Shkak i formimit të tumoreve të rrezikshme nga disa qeliza malinje ndër të tjera varet dhe nga niveli i inflamacionit, insulinës dhe obeziteti. Këto influenca nuk janë të dukshme në analizat genomike si ato që kanë kryer kërkuesit e Hopkins, por ndikohen nga stili i jetesës dhe faktorët ambjentalë.
Ekspozimet ambjentale mund të influencojnë rrezikun nga kanceri në shumë mënyra. Një mjedis i shëndetshëm influencon pozitivisht organizmin në riparimin e mutacioneve shkaktare të kancerit duke përmirësuar reagimin e sitemit imunitar dhe duke shkatërruar qelizat tumorale përpara se ato të shkaktojnë sëmundje.

*Dr. Orges Spahiu, mjek radioterapeut pranë Shërbimit Onkologjik, QSUT “Nënë Tereza”
 
 Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë