Shënoi ndaj Manchester City
Mbappe vendos një rekord të ri

Shënoi ndaj Manchester City<br />Mbappe vendos një rekord të ri
Lojtari 18-vjeçar i Monaco, Kylian Mbappe, gjatë mbrëmjes së sotme, ku skuadra e tij u përball me Manchester City-n në Ligën e Kampionëve, ka vendosur një rekord të ri në këtë kompeticion.

Goli i shënuar prej tij, e ka shndërruar atë në lojtarin më të ri francez, që ka shënuar gol në fazën eliminuese të Ligës së Kampionëve.

Shpesh i krahasuar me Thierry Henry, sulmuesi 18-vjeçar shënoi golin e dytë për skuadrën e tij në “Etihad Stadium”, pasi arriti të vendoste në mënyrë të shkëlqyer nën kontroll një top të gjatë, arriti të mposhte portierin e City, Willy Caballero.

Kylian Mbappe, është lojtari i dytë më i ri francez që shënon në Ligën e kampionëve, pasi vendi i parë mbahet nga Karim Benzema, i  cili ka arritur të shënojë 1 muaj përpara se të festonte ditëlindjen e tij të 18-të.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit