Pas shënimit të tre golave ndaj Hondurasit, një kompani zvicerane ka nxjerr në treg djathë me emrin e Xherdan Shaqirit. Djathi quhet “Le Sha qui ri”.
Shaqiri është njëri ndër lojtarët më të fashëm në Zvicër. Por, popullariteti i yllit kosovar është rritur edhe më shumë pas ndeshjes ndaj Hondurasit, që i mundësoi helvetikëve kalimin në të tetën e finales. Shaqiri ka marrë nota maksimale nga analistët e futbollit dhe gazetat zvicerane.
Sipas tyre, shqiptari ka shpërblyer besimin e tifozëve zviceran, të cilët i kanë varur shpresat e tyre në këtë Botëror pikërisht te 22-vjeçari, i cili ka lindur në Gjilan të Kosovës. Zvicra do të përballet tani me Argjentinën.
Skuadra e Hitzfield, hiq humbjen me Francën, është një skuadër e ekuilibruar me emra cilësorë në mesfushë, mbrojtje dhe sulm, përfshirë këtu edhe pesë emrat shqiptarë. Argjentina nga ana tjetër ka treguar një rritje të lojës në komunikimin mes reparteve, megjithëse mbrojtja vuan.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)