
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
SHËRBIMI INFORMATIV I SHTETIT
DREJTORIA JURIDIKE DHE BURIMEVE NJERËZORE
N J O F T I M
Shërbimi Informativ i Shtetit kërkon të punësojë punonjës (civil) me kontratë të përkohshme në pozicione pune, si më poshtë:
NË SHTËPINË E PUSHIMIT HIMARË
- 3 “Kuzhinier” nga data 25/06/2014 deri 15/09/2014.
- 1 “Banakier” nga data 25/06/2014 deri 15/09/2014.
NË SHTËPINË E PUSHIMIT DURRËS
- 3 “Kuzhinier” nga data 25/06/2014 deri 31/08/2014.
- 1 “Banakier” nga data 25/06/2014 deri 31/08/2014.
Kandidatët për “Kuzhinier” duhet të plotësojnë kushtet e poshtëshënuara:
- Të kenë kryer arsimin e mesëm për kuzhinier ose të kenë kryer kurs për kuzhinier.
- Të kenë eksperiencë pune mbi 3 vjet në profesion.
- Mosha deri në 55 vjeç
Kandidatët për “Banakier” duhet të plotësojnë kushtet e poshtshënuara:
- Të kenë kryer arsimin e mesëm
- Të kenë eksperiencë pune mbi 3 vjet, në profesionin banakier ose kamaier.
- Mosha deri në 55 vjeç
Dokumentat që kërkohen:
- CV;
- Fotokopje e letërnjoftimit;
- Çertifikatë familjare;
- Vërtetim nga gjykata;
- Vërtetim nga prokuroria;
- Vërtetim nga zyra e përmbarimit;
- Referencë nga punëdhënësit e mëparshëm;
- Kopje e diplomës së shkollës së mesme dhe listës së notave (të noterizuar);
- Dëshmi të kualifikimeve;
- Kopje e librezës së punës ose vërtetimeve të punës (të noterizuar).
Të interesuarit dokumentet do t’i paraqesin pranë Shërbimit Informativ të Shtetit, Tiranë, deri në datë 21/04/2014.







