Shabani: Nuk do bashkohemi me Bashën, por koalicion me Qorin dhe Lapajn! Korreshi: Rikthimi i koalicioneve, jetik për opozitën

Kryetari i Nismës Thurje Endri Shabani dhe deputeti demokrat Saimir Korreshi janë të mendimit se vota për diasporën duhet të realizohet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, tha se në takimin e Edi Ramës duhet të flitej për votën e diasporës. Sipas Shabanit, po votojnë të burgosurit dhe nuk po voton diasporës.

‘Duhej të flitej për votën e diasporës. Plus kishte marrë patronazhistë për ti dërguar në Athinë. Nëse votojnë shqiptarët e diasporës partitë e mëdha mund të bëhet të vogla. Pse nuk e duan, pse të marrësh njerëz me autobusë nga Tirana ndërkohë që mund të marrësh njerëz rrethe e qark Greqisë. Në një far mënyrë duhet të bësh politikë. Ka mungesë vullneti për votën e diasporës. Ai që hy në burg nuk voton më. Në Shqipëri ne ja çojmë kutinë e votimit ku ta keqe qendrën. po ishte shqiptar që shkon nga Shqipëri anë Greqi apo kudo tjetër ta heqin të drejtën e votës. Ky proces duhet të ecë para ky lloj diskriminimi duhet të marrë fund. Dyshime do të ketë sido që të jetë votimi. Duhet plotësuar kuadri ligjor. Ka 34 vjet, kemi më shumë shqiptarë jashtë se brenda.’- tha Shabani.

Ndërsa Korreshi se sa më shumë që zvarritet puna, aq më e pamundur do të jetë që të bëhet vota e emigrantëve.

‘Për PS jam i qartë, por jam shumë skeptik për mënyrën si është propozuar. Sa më shumë kalojnw ditët aq më e pamundur bëhet vota e emigrantëve. Sa më shumë kalojnë ditët dhe logjistiken se krijon dot. Propozimet që ka dhënë PS janë qesharake fare. Komplet reforma Zgjedhore, për mua është komplet një proces që ka dështuar.’- tha Korreshi.

I pyetur nga gazetari Arbër Hitaj nëse do të bënte koalicion me Lulzim Bashën, Shabani tha se nuk ka pasur asnjë ofertë dhe as nuk është diskutuar. Por shtoi Shabani beson se do të bashkëpunojë me lëvizjen e drejtuar nga Adriatik Lapaj si dhe me lëvizjen e drejtuar nga Arlind Qori.

‘S’ka pas ofertë as nuk është diskutuar. Besoj se në duhet të bashkëpunojmë Lëvizjen Bashkë dhe Shqipëria Bëhet, që janë lëvizje të reja. Por përpiqemi të bëjmë një front të përbashkët të të rinjve përballë të vjetërve. Kemi bashkëpunuar me Lëvizjen Shqipëria Bëhet, në këtë pikë jemi duke bashkëpunuar që të formojmë një alternativë politike për të rinjtë përballë të vjetërve.’- tha Shabani.

Nga ana tjetër deputeti Saimir Korreshi, tha se do të surgjeronte të bënte koalicion edhe me socialistët e pakënaqur.

‘Jemi të hapur të bashkëpunojmë. Unë do të sugjeroja, duhet të bëjmë koalicion edhe me socialistët e pakënaqur. Për mua rikthimi i koalicioneve është jetik për opozitën dhe të gjitha partitë që janë në opozitë. Mospasja e një koalicioni humb të gjitha votat.’- tha Korreshi.

M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë