Shahini: 54 punonjës të MASR pranë universiteteve, për t'i shpjeguar VKM-të studentëve

Zv/ministrja e Arsimit Besa Shahini është shprehur në një deklaratë për mediat se pranë universiteteve publike të vendit do të vendosen konkretisht 54 punonjës për t'u shpjeguar studentëve sesi do të procedohet me tarifat e bursat. Ajo bëri të ditur më tej se momentalisht po punohet edhe për ndërtimin e një platforme që do të mundësojë qasjen në informacionin ndaj studentëve që do të meritojnë uljen e tarifave dhe bursat.

“Dua t’ju informoj se ministria ka dërguar pranë sekretarive 54 punonjës të ministrisë që t’u shpjegojnë të gjitha VKM-të e marra në dhjetor dhe që do zbatohen tani, për ato që kanë efekt direkt te ju, për tarifat dhe bursat”, tha Shahini.

Shahini ritheksoi për studentët se bursën do ta marrin të gjitha ata që do ta meritojnë, duke nënkuptuar pohimin e ministrit në detyrë të Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, se studentët ekselentë do të përfitojnë njëherë në muaj 10 mijë lekë të reja.

Në fund të deklaratës së saj, Shahini bëri të ditur se nuk do të ndërmerren nisma ligjore pa komunikimin me stafin akademik dhe pa përkrahjen e institucioneve të arsimit të lartë.

"MASR e njeh dhe përkrah të drejtën e studentëve për protestë për t'i informuar për cështje që kanë të bëjnë me arsimin e lartë, por nuk shkon kur e drejta e një grupi për të protestuar pengon të tjerë që duan të studiojnë, ndaj i ftojmë studentët të bëhen pjesë e paktit që kemi nisur ”, u shpreh Shahini.

Besa Shahini është dekretuar për postin e ministres së Arsimit më datë 9 janar. Tanimë, për t'u vendosur në krye të Ministrisë së Arsimit, pritet votimi në parlament dhe betimi i saj në Presidencë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore