Ahmetaj thirrje Bordeve: Paratë për tarifat dhe bursat janë në dispozicion, sillni sa më parë listat e studentëve përfitues

Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj i ka bërë thirrje bordeve të administrimit të universiteteve që përfundojnë sa më shpejt listat e studentëve përfitues nga përgjysmimi i tarifave vjetore të shkollimit dhe të atyre që përfitojnë bursa. 

Ahmetaj u shpreh se ndërkohë që priten listat e përfituesve nga bordet e universiteteve, i gjithë fondi është tashmë në dispozicion të universiteteve dhe paratë janë në buxhetin e shtetit.

Ai bëri të ditur më tej se studentëve që kanë paguar tarifën e plotë për këtë vit akademik, do t'u kthehet gjysma e saj në llogarinë e tyre në bankat e nivelit të dytë.

“Bordet e administrimit, ju bëj thirrje të përshpejtojnë procedurat për sjelljen e listave të studentëve përfitues. Studentët që kanë paguar tarifën e plotë do t’ju kthehet 50 %”, tha Ahmetaj.

Ahmetaj u shpreh lidhur me procedurat për përfitimin e bursave se ka marrë fund skema e vjetër ku paratë për bursa kalonin nëpër këshilla bashkiakë. 

“Këshillat bashkiake janë jashtë procedurës për bursat e studentëve. Kjo do bëhet nëpërmjet ministrit përgjegjës për arsimin që miraton bursat për studentët. Këshilli bashkiak është jashtë kësaj procedure. Këto nuk do jenë bursa të copëzuara, por plot 10 mijë lekë të rinj në muaj për çdo student”, tha Ahmetaj.

“Gjithë paketa që sot është efektive nëpërmjet gjithë këtyre vendimeve shkon rreth 2 miliardë lekë, përfundoi së thënuri Ahmetaj për pikat si reduktimi i tarifave, përjashtimi i ekselentëve nga tarifa dhe bursat për ekselentët apo ata që vijnë nga familjet në nevojë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robi: 14/01/2019 18:11

    Kujdes me militantët e Nafije Dybeku Baxhella plagjiatura Hijena Hundederrja se janë paguar vetëm për të penguar mësimin në fakultet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja