Shahini: Do hulumtojmë ankesat për ndërhyjen politike të opozitës për kaosin në gjimnazin e Fierit

Shahini: Do hulumtojmë ankesat për ndërhyjen politike të opozitës për kaosin në gjimnazin e Fierit

Ministria e Arsimit do të bëjë hulumtimet e saj nëse pas situatës së pazakontë të krijuar në shkollën e mesme "Kanaq Kilica", gjimnazin më të madh e të rëndësishëm në qytetin e Fierit, fshihet ndonjë tentativë e opozitës joparlamentare për të shkaktuar koas. Ka pasur ankesa për ndërhyrjen politike në shkollë të opozitës dhe ministrja Shahini thotë se do të merren të gjitha masat që të sigurohet se "tensionet politike të stisura nga opozita të mos ndikojnë procesin mësimor".

Ministrja e Arsimit Besa Shahini bëri publik edhe faktin se do të rikonstruktohet edhe godina e vjetër e shkollës, që ndodhet ngjitur me godinën e re.

Në një reagim në Facebook, ministrja e Arsimit thotë se pati manipulim politik në helmimin e mbi 60 nxënësve si pasojë e hedhjes së një gazi në formë spraj nga dy nxnëës që tashmë janë vënë në hetim. 

"Sapo u dakordësuam me Kryetarin e Bashkisë Fier për të ndërhyrë edhe në godinën e vjetër të shkollës së mesme “Janaq Kilica”, që ta sjellim në gjendjen e godinës së re, pra në gjendjen të cilën meriton shkolla qendrore e Fierit.

Nuk do të lejojmë që ngjarje të manipuluara politikisht për të shkaktuar kaos të dëmtojnë punën e mirë që bëhet në atë shkollë prej shumë e shumë vitesh. Kemi shtuar oficerët e sigurisë dhe prezencën e psikologut në shkollë, në mënyrë që të mbështesim drejtoren e cila po bën një punë të mirë në organizimin e shkollës.

Ankesat për ndërhyrje politike në shkollë po i hulumtojmë me kujdes dhe do të marrim masa që të sigurohemi se tensionet politike të stisura nga opozita jashtë-parlamentare mos të ndikojnë punën e rëndësishme shkollore", tha Shahini.


Lajmi kryesor:

Helmimi në gjimnazin e Fierit, në hetim 2 nxënës të shkollës! Shahini: S'do lejojmë tensionet politike të stisura nga opozita


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja SKY ECC/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK, kalon për proces Erzen Breçanin, Dedan Gjonin dhe 6 të tjerët! Për një pushohet çështja (VENDIMI)

Dosja SKY ECC/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK, kalon për proces Erzen Breçanin, Dedan Gjonin dhe 6 të tjerët! Për një pushohet çështja (VENDIMI)