TURQI- Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ka zhvilluar një vizitë pune në Ankara, ku është pritur nga homologu turk Ziya Selçuk (Zija Selçuk).

Siç njofton zyra e shtypit, në kuadër të kësaj vizite një-ditore dy homologët kanë ndarë të njëjtat bindje për dobinë e thellimit të bashkëpunimit në sektorin e arsimit. Ky bashkëpunim pritet të sjellë vlerë të shtuar të punës së përbashkët mes dy vendeve.

“Turqia ka ofruar ndihmën e saj në përmirësimin e infrastrukturës së konvikteve. Dëshirojmë të mësojmë nga modelet e universiteteve teknike në Turqi, të cilët janë nga më të mirët në botë dhe kjo realizohet përmes intensifikimit të shkëmbimit të studentëve dhe stafit akademik mes dy vendeve” - është shprehur ministrja Shahini.

Në vlerësimin e kësaj vizite, Shahini është shprehur se tashmë një numër i madh studentësh nga Shqipëria studiojnë në universitetet turke dhe Shqipëria synon të rrisë gjithashtu edhe numrin e studentëve nga Turqia që vijnë të studiojnë në Shqipëri.

Ministrja Besa Shahini në takimin me homologun turk Ziya Selçuk