Vetëm 14-vjeç, por Lorenzo Candian, shahisti i vogël italo-shqiptar, ishte gati të mundte nënkampionin e botës, Nigel Short. Mosha dhe inteligjenca e Lorenzos duket se nuk ecin paralel dhe këtë ai e dëshmoi më së miri në kampionatin e shahut në Cattolica.
I ulur përballë mjeshtrit Short, me ushtarët e tij të bardhë të rreshtuar, Lorenzoi 'luftoi' për dy orë e gjysmë me ushtarët e zinj të kundërshtarit të tij. Përqendrim e tension në kulmin e lojës, teksa Lorenzo po udhëhiqte bindshëm me 6 pikë e gjysmë përpara, por një alarm i harruar në telefonin që Lorenzo kishte në çantën e shpinës do të bënte që ai të humbiste në tavolinë, pasi sipas rregullores telefonat duhej të ishin fikur.
Babai i tij, Matteo Candian thotë se alarmi i vendosur ishte ora për stërvitjen e Lorenzos. Por pavarësisht se humbi, historia e Lorenzos u 'shpërnda' shumë shpejt, duke mbushur faqe gazetash në Itali.
"Ai ishte shumë i mërzitur, donte të largohej nga turneu, por unë i shpjegova se këto episode e ndihmojnë të rritet", tha ai.
Lorenzo, me nënë shqiptare, Valbona Lushin dhe baba italian, filloi të luante shah që në moshën 8-vjeçare. Babai i tij thotë se ky pasion bëhej gjithnjë më i madh.
"Unë i mësova të gjithë fëmijët e mi të luanin, doja të kishin një alternativë ndaj playstation. Kur Lorenzo filloi të më rrihte, kuptova që nuk kisha më justifikime dhe duhej të gjeja dikë më të fortë me të cilin ai të përballej në mënyrë që të përmirësohej. E regjistrova në klubin Regina Cornaro. Jam shumë krenarë për të", tha babai i Lorenzos.
Ai shprehet se do t'i bëjnë një propozim Short që të zhvillojnë 6 ndeshje vitin e ardhshëm, një lloj raundi i dytë i një loje që përfundoi shumë shpejt për shkak të një alarmi.
/a.m./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sipas jush, a duhet që KFOR të marrë në kontroll veriun e Kosovës?
-
Po
52.6%
-
Jo
43%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 321
Lajme të tjera
-
'Vrapo, mami ka vdekur' fëmijët gjetën të vrarë Klodiana Vefan në mes të rrugës! Detaje nga krimi i rëndë në Itali
29 Shtator, 12:55
-
FOTO/ Vizita e Ramës në Itali, kryeministri ndan foto nga takimi me Melonin: Plane dhe projekte konkrete me interes ekonomik
28 Shtator, 08:12
-
Vizita në Itali, Rama pritet me ceremoni zyrtare nga kryeministrja Meloni! Takim 'kokë më kokë' dhe mes dy delegacioneve (VIDEO)
27 Shtator, 18:04
-
VIDEO/ Sherr në mes të restorantit në Venecia, kamerierët shkelmojnë dhe godasin me karrige klientët e huaj
27 Shtator, 10:46
-
Frikë dhe panik në Itali, tërmeti me magnitudë 4.2 ‘shkund’ Napolin! Njerëzit dalin në rrugë
27 Shtator, 09:37
-
Tajani dhe Rama drejtojnë sot në Itali takimin e Komitetit të Përbashkët Ekonomik: Konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera Itali-Shqipëri
27 Shtator, 07:50
-
Operohet ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti ndodhet i shtruar në një spital në Milano
26 Shtator, 16:54
-
Debat i ashpër me arbitrin, trajneri italian pëson infarkt! Defibrilatori i shpëton jetën
26 Shtator, 11:01
-
Rama në Itali, takon Presidentin e Senatit: Në qendër mbledhja e Komitetit të Përbashkët të Investimeve! Nesër bisedime me Melonin
26 Shtator, 10:11
-
Përcillet sot për në banesën e fundit ish-presidentit italian Giorgio Napolitano, ceremonia dot mbahet në Romë! Merr pjesë edhe Begaj
26 Shtator, 09:10
-
Si nëpër filma! Trafikanti shqiptar arratiset në mënyrë spektakolare nga burgu në Itali, ndihmohet nga jashtë me dron (Emri+Foto)
25 Shtator, 16:59
-
Në 6-muaj, të huajt investuan në vend 686 mln euro! Industria nxjerrëse fiton terren, shkak Shpiragu! Holanda, Italia dhe Turqia kryesojnë për investimet
25 Shtator, 14:52
Shqiptarit te shkrete hahet haku ne gjithe boten, ne jemi te shkelqyer po pse vec ne shqiptareve xhanem na beni padrejtesi
PërgjigjuTipik shqiptar jo italo-shqiptar! Vetem shqiptarit i bie telefoni ne konferenca, seminare, takime, varrime.....dhe shah!!
Përgjigju