Deputeti shqiptar Shaip Kamberi e ka cilësuar “rrëmujë dhe albanofobi” situatën e djeshme në Parlamentin e Serbisë, ku u diskutua për Kosovën.
“Rrëmujë. Albanofobi. Mungesë elementare e sensit për realitetin në Kosovë. Kështu do të kisha cilësuar seancën e sotme në parlamentin e Serbisë. Retorika e viteve të 90-ta në skenë”, shkroi Kamberi në Facebook.
Kujtojmë se ditën e djeshme, u zhvillua një seancë plenare e jashtëzakonshme në Prishtinë dhe Beograd, ku në secilin parlament ushtrohej presion nga opozita lidhur me dialogun mes dy vendeve. Në Serbi, seanca plenare u shoqërua me debate e përplasje verbale dhe fizike mes deputetëve të opozitës dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. Kryefjalë në Kuvendet e secilit shtet, dy liderët e vendeve, Kurti në Kosovë dhe Vuçiç në Serbi dhanë llogari për ecurinë e dialogut, prishtmëritë por edhe se çfarë pritet nga plani franko-gjerman.
Qysh në krye të herës, Kurti ka qenë kundër asociacionit, ndërsa për herë të parë, dje ka ndryshuar komplet strategjinë, nëse kemi të bëjmë me një strategji, pasi sipas Presidentit Vuçiç, për dialogun ka një presion të madh nga ndërkombëtarët. Kreu i shtetit serb, bëri me dije se nuk e ka plotfuqinë apo tagrin e duhur të propozojë plotësisht planin franko-gjerman. Një arsye supozohet të jetë mungesa e guximit, siç citohet të ketë thënë në sallën e Kuvendit dhe arsyeja e dytë, pasi ka një presion nga ndërkombëtarët që ky plan të jetë ende në copa të vogla deri në një moment të dytë.
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.3%
-
E gabuar
40.5%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 4844
Lajme të tjera
-
BE-SHBA kërkojnë zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi
22 Mars, 09:57
-
Mero Baze: Gjithë strategjia e Kurtit paska qenë shpresa që Vuçiqi të mos e pranonte marrëveshjen...
21 Mars, 19:13
-
Kurti: Vuçiç refuzoi ofertën time për asocacionin
21 Mars, 18:53
-
Marrëveshja e Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, Kurti: Zbatimi duhet të niste që dje, ndërkombëtarët të dënojnë Beogradin
21 Mars, 11:16
-
Vetë menaxhim a Asociacion, çdo të thotë për Kosovën?
20 Mars, 11:18
-
Marrëveshja Kosovë-Serbi në Ohër, Ramabaja në Report Tv: S’është më e mira e mundshme por është pozitive! U shmang një Republika Srpska të dytë
20 Mars, 09:03
-
Pajtimi Kosovë-Serbi në Ohër, Blinken: Mundësi të mëdha për t'u anëtarësuar në union! Escobar: Zbatimi i marrëveshjes është kusht për BE
20 Mars, 07:41
-
Mero Baze: Nëse Albin Kurti ka fituar nga kjo Marrëveshje, atëherë pse nuk e firmosi atë?
19 Mars, 18:47
-
Gjergj Luca përshëndet marrëveshjen në Ohër: Kurti dhe Vuçiç vunë gurin e themelit të paqes! Mesazhi që të bashkohen në tryezën e Ballkanit të Hapur
19 Mars, 16:37
-
Kreshnik Spahiu: Marrëveshja pa 'firma' e Albinit për Vetëvendosjen serbe në Kosovë
19 Mars, 14:40
-
Mashtrim, humbje historike: Reagimi i opozitës ndaj Kurtit për marrëveshjen në Ohër
19 Mars, 14:36
-
Marrëveshja në Ohër, publikohet nga BE teksti! Kurti: Njohje 'de facto' nga Serbia! Vuçiç: S'mund të nënshkruajmë marrëveshje juridike ndërkombëtare me Kosovën
19 Mars, 07:14
E tani ne po kerkojme njoh je!!!Vertet edhe pse eshte per boten normalitet i navtyrshem.Kur k emi parasysh Serbine,tollovone e kuvendit serbe per çeshtjen e Kosoves, dhe serbet aktual,kjo del anormalitet dhe krejt jashte normales.
Përgjigju