Opozita e quan ‘tradhtar’ Vuçiç, konfliktohen fizikisht deputetët në Serbi! Presidenti: S’guxoj ta prezantoj të plotë planin franko-gjerman

SERBI- Negociatat me Kosovën kanë qenë fokusi i seancës së jashtëzakonshme në Kuvendin e Serbisë. Deputetët serb kanë kërkuar me ngulm që të flitet për planin franko-gjerman, ndryshe seanca nuk ka pse të mbahet. Ka qenë Presidenti Vuçiç ai që është shprehur se nuk ka guxim të prezantojë të plotë planin franko-gjerman ndërsa ka mbajtur një fjalim edhe për barrikadat. Në fjalën e tij, Vuçiç është shprehur se edhe sot, ashtu sikurse 11 vite më parë po lufton për interesat e popullit të Serbisë.

"Me po aq forca apo me më shumë zemër, sidomos kur shoh se si më pritën në këtë sallë ata që janë përgjegjës për shumë gjëra. Sot vij nga ndjenja e detyrës që t'u tregoj qytetarëve të Serbisë se çfarë po ndodh në mënyrë që ata të vlerësojnë vetë se cilat janë pasojat e veprimeve tona, për çfarë saktësisht po flasim dhe për çfarë po luftojmë - tha Vuçiç dhe theksoi se do të vërë në dukje të gjitha pikat më të këqija të planit franko-gjerman. Dua të jem i drejtë me qytetarët e Serbisë”, tha Vuçiq dhe theksoi se do të ketë kohë për konkluzione, por është e rëndësishme që njerëzit ta dinë se me çfarë po përballemi.

Njerëzit në Serbi duhet ta dinë se as presidenti, as qeveria e as parlamenti i tyre nuk kanë asgjë për t'u fshehur.  Për Kosovën ka shumë pyetje, të cilat kanë zgjatur më shumë se 600 vjet, edhe pse përgjigjet janë të pakta, thotë Vuçiç. Vuçiç tha se politika e Serbisë do të jetë ruajtja e paqes dhe stabilitetit me çdo kusht. Ai përmendi edhe sigurinë për serbët në Kosovë dhe tha se Beogradi do të insistojë, siç tha ai, në formimin e Asociacionit e komunave me shumicë serbe.

“Le të përmbahemi dhe të mos përgjigjemi ndaj provokimeve nëse nuk kërcënohen jetët dhe pronat e njerëzve”.

Seanca plenare u shoqërua me debate e përplasje verbale dhe fizike mes deputetëve të opozitës dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. Vuçiç në këtë seancë ka folur për planin evropian – apo franko-gjerman – për normalizimin e raporteve me Kosovën, teksa opozita e ka cilësuar këtë plan si “kapitullim për Serbinë”. Gjatë seancës, deputetët e opozitës kanë brohoritur slogane sikurse “Tradhti”, “Kosova është zemra e Serbisë” dhe “Nuk do të heqim dorë nga Kosova”. Ata po ashtu mbanin pankarta me mbishkrimin “Jo kapitullimit”.

Propozimi i BE-së, apo siç njihet ndryshe si plani franko-gjerman, mbështetet edhe nga SHBA, ndërsa nuk është bërë publik por u është dërguar vetëm palëve. Sipas asaj që kanë raportuar mediat, në atë dokument nuk përmendet në mënyrë eksplicite njohja reciproke apo anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara. Por, plani përcakton se palët duhet t’i japin njëra-tjetrës mbështetje në procesin e integrimeve evropiane, ndërsa Serbisë i kërkohet që të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Çfarë është në rendin e ditës?

Deputetëve do t’u prezantohet raporti për procesin e negociatave me autoritetet e Kosovës në periudhën nga 1 shtatori i vitit 2022 deri më 15 janar të vitit 2023. Raporti është dorëzuar në Kuvend nga Qeveria e Serbisë. Në atë raport nuk përmendet propozimi franko-gjerman për zgjidhjen e kontestit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Çka është plani franko-gjerman?

Plani franko-gjerman tashmë është bërë propozim i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ky dokument ka marrë mbështetjen edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky plan nuk është bërë publik, por ai iu prezantua Beogradit dhe Prishtinës, në shtator dhe dhjetor të vitit 2022. Në atë dokument, në të cilin Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje më herët, nuk përmendet në mënyrë eksplicite njohja reciproke apo anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara. Por, në dokument përmendet mbështetja që palët duhet t’i japin njëra-tjetrës në procesin e integrimeve evropiane. Gjithashtu, Serbisë i kërkohet që të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Nga e dimë që Vuçiç do të flasë për planin?

Këtë e ka konfirmuar, në Tëitter, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, në një ndër bashkëbisedimet e tij me Boshko Obradoviçin, kreun e partisë së djathtë opozitare Dveri.

Çfarë tha Vuçiç para se të vinte në Kuvend?

Një ditë para seancës së Kuvendit të Serbisë, presidenti serb Aleksandar Vuçiç, tha se nuk beson se në seancë do të arrihet uniteti lidhur me planin për Kosovën. Gjithashtu, ai theksoi se nuk ka afate kohore për pranimin e planit franko-gjerman. Më herët, ai ka deklaruar se do t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve të deputetëve në Kuvend. Partia Progresive Serbe e Vuçiçit, bashkë me partnerët e koalicionit, ka 159 nga 250 deputetë në Kuvend.

Çfarë ka deklaruar Vuçiç për planin franko-gjerman?

Më 20 janar, presidenti i Serbisë u takua me ekipin diplomatik evropian-amerikan në Beograd. Pas bisedës me këtë ekip, ai deklaroi se Serbia është e gatshme të pranojë konceptin dhe të punojë për zbatimin e planit evropian.

Tri ditë më vonë, ai informoi opinionin se ekipi i diplomatëve i kanë thënë se, në rast se nuk e pranon planin franko-gjerman për Kosovën, Serbia do të përballej me ndalimin e integrimeve evropiane dhe investimeve, si dhe se do të rrezikohej regjimin pa viza me BE-në.

Cili është qëndrimi i opozitës pro-evropiane?

Përfaqësuesit e partive opozitare pro-evropiane në Kuvendin e Serbisë kanë thënë se, para se të vendoset nëse do ta mbështesin planin franko-gjerman, është e nevojshme që autoritetet në Serbi ta publikojnë atë. Ata këmbëngulin që të njihen me propozimin e Brukselit për Kosovën, në mënyrë që të deklarohen për të. Ky bllok i partive ka 51 deputetë.

Cili është qëndrimi i opozitës së djathtë?

Blloku i partive opozitare me orientim të djathtë, të përfaqësuara në Kuvendin serb, ka paralajmëruar një tubim “të madh kombëtar” kundër propozimit franko-gjerman për zgjidhjen e marrëdhënieve me Kosovën. Për ta, propozimi franko-gjerman është “kapitullim” dhe “dorëzimi i Kosovës”. Partitë e djathta opozitare në parlament, Dveri, koalicioni NADA (Shpresa) dhe Zavetnici (Të betuarit), kanë 35 deputetë.

Çfarë pritet nga Beogradi dhe Prishtina?

Ndërmjetësuesit evropianë dhe amerikanë në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë angazhuar muajt e fundit për të përfunduar këtë proces. Për këtë qëllim, propozimi evropian, i njohur si propozimi franko-gjerman, iu dorëzua dy palëve. Ekipi i diplomatëve, gjatë muajve të kaluar, ka vizituar disa herë Prishtinën dhe Beogradin.

Kosova dhe Serbia, që nga viti 2011 po zhvillojnë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, nën ndërmjetësimin e BE-së. Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, të cilën Serbia nuk e njeh. Muajt e fundit, marrëdhëniet mes dy vendeve u karakterizuan me incidente dhe tensione.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:25
Vuçiç përmend nënkryetarin e Listës Serbe të shpallur 'non grata': Autoritet shqiptare e akuzuan, por i tërhoqën akuzat

1675360808_vucic.JPG

Presidenti Aleksandër Vuçiç teksa i drejtohej parlamentit në Serbi po shoqërohej nga nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç, i sanksionuar nga SHBA e Britania e Madhe. Media Kosovo-Online, raporton se deputetët serbë e pyetën Vuçiçin se pse po ndiqej edhe nga deputetë të Listës Serbe.

"Sepse ata përfaqësojnë popullin e Kosovës, besimin e të cilëve e kanë fituar, ndryshe nga disa tjerë që s’i kanë marrë as tre vota”, mësohet të ketë thënë Vuçiç. Më tej,  ka pëmendur edhe Radoiçiçin, duke thënë se autoritetet e Kosovës kanë tërhequr akuzën ndaj tij.

“Milan Radoiçiç po ulet atje, i cili u akuzua, autoritet shqiptare e akuzuan atë, tërhoqen akuzat, por kjo ka qenë e mjaftueshme për ta deklaruar atë si vrasës, sepse e duan ashtu.” – citohet të ketë thënë Vuçiq.

Ora 18:57
Vuçiç prezanton planin e tij me 10 pika në parlamentin serb: Do të këmbëngulim në formimin e Asociacionit në komunat me shumicë serbe në Kosovë

Në Serbi është zhvilluar sot seanca e veçantë në parlament ku është folur për raportin e negociatave me Kosovën. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka prezantuar një plan prej dhjetë pikash për politikën e Serbisë në periudhën e ardhshme. Ai foli edhe për planin franko-gjerman duke thënë se pika katërt e tij ku thuhet se ‘Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare’, është më e vështira.

Pikat e prezantuara nga Vuçiç:

Pika 1: Politika jonë do të jetë ruajtja e paqes dhe stabilitetit. Me çdo mjet dhe me çdo kusht do të përmbahemi dhe s’do t’i përgjigjemi provokimeve nëse nuk kërcënohet jeta dhe prona e njerëzve, sepse paqja dhe stabiliteti nuk janë sllogane, është diçka që sjell jetë në Serbi, e cila na lejon të ruajmë mbijetesën biologjike të popullit tonë.

Pika 2: Këmbëngulja në formimin e AKS’së, e cila duhet të jetë kornizë ligjore dhe fizike për të drejtat e popullit tonë dhe organizimin e tyre në Kosovë dhe Metohi, me mbështetjen e Serbisë, të cilën askush nuk duhet ta pengojë.

Pika 3: Siguri për serbët në Kosovë dhe Metohi, që askush të mos shqetësohet kur fëmija dërgohet në shkollë, sepse ka emër dhe mbiemër serb.

Pika 4: Jetë më e mirë për popullin tonë në Kosovë dhe Metohi

Pika 5: Të diskutohet dhe negociohet për të gjitha temat që kanë të bëjnë me të gjitha çështjet kyçe lidhur me bashkëpunimin e serbëve dhe shqiptarëve se në çfarë mënyre përfaqësohen ata në ndonjë organ.

Pika 6: Ruajtja e interesave tona jetike shtetërore dhe kombëtare, ruajtja e vendimmarrjes sonë të pavarur, që askush të mos na ndërhyjë, të mos shkojmë në Uashington, Moskë apo Bruksel për të marrë mendim, që vendimet merren vetëm në Serbi, duke respektuar  Kushtetutën e Serbisë.

Pika 7: Interesi ynë jetik është të qëndrojmë në rrugën evropiane sepse rruga evropiane nënkupton investime dhe standarde, paga dhe pensione.

Pika 8: Rritja e Serbisë, energjia, ushqimi dhe ushtria, ku ushqimi është shumë i rëndësishëm, ushtria duhet të jetë dy-tre herë më e fortë se sot, sepse e ka ruajtur popullin tonë në Kosovë e Metohi. Ne kemi nevojë për zhvillimin e shëndetësisë, në të cilën duhet të investojmë më shumë.

Pika 9: Vazhdimi i bisedimeve, nuk i ndalim bisedimet, sepse do të ishim plotësisht të izoluar, askush nuk do të fliste me ne dhe nuk mund të funksionojmë vetë në botën moderne.

Pika 10: Pavarësisht të gjitha krizave, pagat do të rriten, do të arrijmë në disa vende të BE-së dhe kjo do t’i kthejë njerëzit në Serbi.

Ora 15:28
VIDEO/ Tensione në Kuvendin e Serbisë, deputetët përplasen fizikisht, opozita mesazh Vuçiç: Kosova është zemra e Serbisë

 

Seanca e posaçme në Kuvendin e Serbisë, ku po diskutohet për Kosovën, po përcillet me përplasje verbale dhe fizike mes deputetëve të opozitës dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Vuçiç në këtë seancë ka folur për planin evropian – apo franko-gjerman – për normalizimin e raporteve me Kosovën, teksa opozita e ka cilësuar këtë plan si “kapitullim për Serbinë”.

Gjatë seancës, deputetët e opozitës kanë brohoritur slogane sikurse “Tradhti”, “Kosova është zemra e Serbisë” dhe “Nuk do të heqim dorë nga Kosova”. Ata po ashtu mbanin pankarta me mbishkrimin “Jo kapitullimit”.

Në nisje të debatit, Vuçiç tha se qëllimi “i ditës së sotme nuk është që përgjegjësia të bartet në këtë institucion apo te populli”.

“Qëllimi është të dal para jush dhe qytetarëve dhe sinqerisht dhe haptazi të ndaj atë që na pret dhe çfarë po përballemi”, tha Vuçiç në Kuvend.

Më 2 shkurt, Kuvendi serb po debaton për raportin e Qeverisë në Beograd lidhur me negociatat me Kosovën. Në seancën për Kosovën në Kuvendin e Serbisë të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë, shkruan REL.

Ora 11:37
Debati në Kuvendin e Serbisë, Vuçiç: Nuk ka afat për miratimin e planit për Kosovën

1675331221_33.webp

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk ka afat kohor për miratimin e planit franko-gjerman për Kosovën.

“Që të gjithë ata do të dëshironin që kjo të ndodhte nesër, por nuk mund të ndodhë nesër, pikë”, tha Vuçiq, teksa qëndroi në Bullgari ku mori pjesë në nisjen e ndërtimit të gazsjellësit që do të sjellë gaz nga ky shtet në Serbi.

Plani i Bashkimit Evropian – apo siç njihej edhe si plani franko-gjerman – ka të bëjë me normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky plan po ashtu ka mbështetjen edhe të Shteteve të Bashkuara. Plani nuk është bërë publik, por i është prezantuar Kosovës dhe Serbisë në shtator dhe në dhjetor të vitit 2022. Vuçiq do të marrë pjesë në seancën e posaçme të Parlamentit serb më 2 shkurt, ku do të diskutohet për Kosovën.

Ai tha se nuk beson se do të arrihet unitet në Parlament lidhur me planin për Kosovën.

“Është e natyrshme që njerëzit të mos pajtohen, por jo që ne të mos pajtohemi sepse ju nuk e dini se çfarë do të ndodhë nesër, kur nuk mund të flisni vetëm për letra dhe dokumente, por po ashtu edhe për rrethanat”, tha presidenti serb.

Ai përsëriti se nuk ka nënshkruar asnjë dokument.

“Nuk kam asgjë për të cilën duhet të kërkoj falje, nuk kam nënshkruar asgjë. Kam punuar me nder, kam luftuar për shtetin në përputhje me mandatin tim kushtetues”, tha ai.

I pyetur lidhur me kërkesën e opozitës së krahut të djathtë që të refuzohet plani evropian, Vuçiq tha se kjo është e drejta e tyre demokratike.

“Nuk mendoj se dikush në Serbi do të jetë i lumtur me këtë plan”, shtoi ai.

Në seancën e Parlamentit serb, ku po diskutohet për Kosovën, deputetëve do t’iu prezantohet një raport për procesin e negociatave me Kosovën nga 1 shtatori 2022 deri më 15 janar 2023. Raporti është dërguar në Parlament nga Qeveria serbe. Por, në këtë raport nuk përmendet propozimi franko-gjerman./ REl

Ora 11:17
Debati në Kuvendin e Serbisë, Vuçiç: Nuk guxoj ta prezantoj të gjithë planin franko-gjerman

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha gjatë seancës së posaçme të Kuvendit serb se qëllimi “i ditës së sotme nuk është që përgjegjësia të bartet në këtë institucion apo te populli”.

“Qëllimi është të dal para jush dhe qytetarëve dhe sinqerisht dhe haptazi të ndaj atë që na pret dhe çfarë po përballemi”, tha Vuçiç në Kuvend.

Më 2 shkurt, Kuvendi serb po debaton për raportin e Qeverisë në Beograd lidhur me negociatat me Kosovën.

Seanca plenare po mbahet pasi presidenti i Serbisë ka pranuar propozimin nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Vuçiç tha se nuk guxon të tregojë të gjithë planin evropian para Parlamentit, por vetëm pjesët më të këqija për Serbinë.

“Ajo që është më e rëndësishme është se plani është korniza politike, momenti në të cilin ndodh gjithçka”, tha Vuçiç.

Presidenti serb tha se ekipit diplomatëve evropianë dhe amerikanë, me të cilët ka biseduar më 20 janar në Beograd, i ka thënë se ka rezerva të mëdha për çështjen kyçe.

“Ka edhe gjëra të mira në plan, nuk do të flas për to”, shtoi ai.

Propozimi i BE-së, apo siç njihet edhe si plani franko-gjerman, mbështetet edhe nga Shtetet e Bashkuara.

Plani nuk është bërë publik, por u është prezantuar palëve.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • epo kjo pune: 02/02/2023 15:15

    kushti 7 Kosova ne NATO paraprakisht dhe keshtu bie dhe enderra e serboles per ndarje te veriut

    Përgjigju
  • Arbërori: 02/02/2023 11:01

    Vëllaun Edvin shkjau shqipfolës e ka aty , në vend se të ishte në parlamentin Shqiptarë sot…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit