Ndërsa disa njerëz janë viktima të të tjerëve, Elon Musk mund të jetë viktimë e ndjenjës së humorit të tij. Dhe kjo, sipas mediave të huaja, mund të vijë pasi aksionet në Tesla kanë rënë në para-tregtim pasi ai bëri një publikim në Twitter në Ditën e 1 Prillit – Ditës së Gënjeshtrës, duke shkruar se “Kompania ka falimentuar”.
Ai shkroi: “Pavarësisht nga përpjekjet intensive për të mbledhur para, duke përfshirë një shitje në masë të vezëve të Pashkëve, jemi të trishtuar të raportojmë se Tesla plotësisht ka falimentuar”.
Shakaja, siç thuhet më tej, u shfaq në mes të raporteve të rreziqeve të mëdha përpara për prodhuesin, i cili është shumë borxh dhe nuk ka kthyer fitimin që nga fillimi i veprimit në 2003.
Gjithashtu shtohet më tej ka humbur rreth një të tretën e vlerës së aksionit që nga fundi i shkurtit dhe është gjithashtu nën hetim nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) i SHBA, pas një aksidenti fatal në të cilin ishte i përfshirë një nga makinat e saj në Kaliforni më 23 mars.
(Postimi i Elon Musk për Tesla-n)