Damiani e paska qarë këtë riformulimin e gjoja listës së hapur, që është caktuar të miratohet të hënën si reformë zgjedhore, me shumë gjasa mes debatesh dhe kundërshtish të ashpra.
Për të kaluar herësin e partisë kandidatit i duhet, njësoj si më parë, të kaptojë 9 male dhe të marrë ndoshta më shumë se 9 plagë, dhe prapë të mos e kapërcejë dot listën e kryetarit.
Ndryshimi i vetëm është se, pasi të zgjidhen ata që ka caktuar partia, do të ketë edhe dy tabela emulacioni për secilën kategori, një për fituesit dhe një tjetër për humbësit.
Për atë, që rreshtohet i pari tek humbësit, do të ndahen dekorata ose fleta lavdërimi. Ndërsa atij më të pavotuarit nga fituesit do t’i thyhet nota në sjellje, por deputet do të jetë prapë.
Puna është se ai, që ndan dekorata (Presidenti i Republikës), sot shkumbëzonte si asnjëherë tjetër dhe paralajmëronte pasoja të rënda, në rast se listat nuk hapen realisht. Ndërsa ata që caktojnë listat dhe pritet të ndeshen për jetë a vdekje më 25 prill ishin të qetë dhe të patrazuar nga komploti antikushtetues, që mori sot vulën finale në komisionin e ligjeve.
Njëri duke shëtitur rrugëve të Elbasanit, si për ditë vere, ndërsa tjetri duke premtuar për herën e 15-të në Tiranë se do të heqë kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Dhe hajde shpjegoje pastaj politikën e madhe në vendin e shqiponjave.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53%
-
Jo
41.8%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1914
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në 2021-shin numrat 'dogjën' gati 80 mijë vota! Në fletën e votimit më 11 maj, kandidatët do të jenë me emra (sipas alfabetit)
25 Janar, 11:43
-
Pasi dështoi me mosbindjen civile në Shqipëri, çmenduria e Berishës: Do e shtrijmë në gjithë botën
24 Janar, 15:02
-
Diaspora/ PD ‘kushtëzon’ votën për ndryshimet në kod: Pranoni të votojnë emigrantët me dokumente të huaja
23 Janar, 15:10
-
Ekskluzive/ Qeveria shtyn vlefshmërinë e ID të skaduara vetëm për diasporën, në Shqipëri rinovim! PS refuzon votën me dokumente të huaja
23 Janar, 12:35
-
Kreu i SPAK: Po bëhen veprime të shumta hetimore për '21 Janarin'! Pasi të grumbullohen provat, ballafaqimi! Përgjimet e SkyECC? Dumani: Nëse kemi prova godasim çdo politikan
20 Janar, 12:43
-
Kuvend/ Bardhi sulmon Begajn: Sekretar i Taulant Ballës! Spiropali thirrje diasporës të votojë për zgjedhjet
20 Janar, 07:44
-
Nesër Kuvendi nis sesionin e fundit para 'shpërndarjes', ndryshimet në Kod për votën e diasporës ‘sfida’ e parë për konsensus! Begaj mesazh ligjvënësve
19 Janar, 13:10
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, Berisha: Do votojmë çdo ndryshim! Jemi në negociata
10 Janar, 13:48
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë
24 Dhjetor 2024, 18:03
-
Listat e mbyllura/ Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor, legjitimon paktin PD -PS: Nuk cenohet barazia para ligjit (VENDIMI)
24 Dhjetor 2024, 16:23
-
Qeveri teknike? Gjiknuri në Report Tv: S’ është në agjendën tonë! PS në gjendje të fitojë e vetme zgjedhjet 2025! Të avantazhuar përballë opozitës së përçarë
5 Dhjetor 2024, 19:14