Ato janë dy nga këngëtaret më seksi të skenës botërore dhe nuk kishte se si të ishte ndryshe klipi i ri, përveçse “i nxehtë”.

Shakira dhe Rihanna kanë sjellë duetin e tyre “Can't Remember To Forget You”.

Dy “bombat shpërthyese” janë shfaqur më sensuale se kurrë me veshje të cilat nuk i lënë më vend imagjinatës dhe me lëvizje tejet provokuese.

shakira dhe rihanna

Fansat mezi e kanë pritur këtë klip dhe këtë e tregojnë më së miri mbi 2 milionë klikime vetëm pak orë pas publikimit të projektit.

Sipas komenteve në rrjetet sociale ato kanë mbetur mëse të kënaqur nga ky bashkëpunim i bukur mes dy divave.

(b.t/shqiptarja.com)