Ajo është një këngëtare e famshme dhe me një karrierë të pasur.
Prandaj nuk është çudi që ta shikojmë në tre kopertina revistash njëkohësisht.
Në revistën “Billboard” për muajin mars ajo është shfaqur me një bluzë të thjeshtë në ngjyrë të bardhë.
Flokët kaçurrela i ka të lëshuara mbi supe, ndërkohë që ka përdorur një tualet natyral.
Për numrin e muajit prill të revistës “Latina” ajo është shfaqur me një xhaketë të bardhë, të hapur në pjesën e gjoksit dhe me flokë të drejta.
37 vjeçarja seksi do të jetë gjithashtu në krye të revistës spanjolle “People” për muajin prill.

Këngëtarja kolumbiane ka rrëfyer për revistën “Billboard” se partneri i saj Pique nuk e lejon atë të ketë meshkuj në klipet e saj.
Së fundmi ajo ka realizuar një duet me këngëtaren Rihanna, ku shfaqet në poza mjaft “të nxehta”.
“Kur ai nuk më le që të kem meshkuj seksi në klipet e mia, atëherë më duhet ti realizoj ato me femra”, ka shprehur Shakira.
Shakira dhe Pique janë prindër të një djali, ndërsa lidhja e tyre ka nisur që në vitin 2011.
Këngëtarja po punon për albumin e saj të dhjetë, i cili do të publikohet më 25 mars.
Në revistën “People” ajo ka folur rreth familjes së saj dhe punës që ka.
“Po të mos kasha kaq shumë projekte në karrierën time muzikore, tashmë do isha shtatzënë sërish. Dua të kem tetë ose nëntë fëmijë me futbollistin tim Pique”, ka thënë Shakira.
(b.tusha/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com