Që pas lajmit të shtatzanisë të saj këngëtarja e njohur Shakira nuk është parë të performojë në skenë.

Mirëpo gjatë së shtunës ajo bëri shfaqjen e saj të parë shtatzanë dhe ka interpretuar pikërisht në një fushë futbolli, ku do të luhej ndeshja midis Francës dhe Koresë.

Përpara perfomancës  ajo ka shkuar në faqen e saj në Twitter: “Në pak minuta do të jetë shfaqja e parë e bebit tonë në skenë dhe pikërisht në një ndeshje futbolli.”

Këngëtarja nuk ishte në formën e saj më të mirë, megjithatë dhuroi një performancë mjaft të bukur.

(xh.k/shqiptarja.com)