Ajo është e njohur për lëvizjet e saj seksi, videot “e nxehta” dhe format bombastike.
Prandaj nuk është çudi që Shakira gjeti mundësinë për të ekspozuar figurën e saj të mrekullueshme gjatë prezantimit të albumit të ri muzikor në Barcelonë.
E veshur me një fustan të zi i cili ekspozonte dekoltenë joshëse dhe një palë çizme të gjata deri te gjuri, ndërkohë që flokët kaçurrela i kishte lëshuar mbi supe, Shakira u duk në top formë krah partnerit Gerard Pique.
Ata janë dukur mjaft të lumtur dhe të qeshur para të pranishmëve në event.

Pique u shfaq mjaft elegant krah partneres bukuroshe, ndërkohë që djalin e vogël Milan e kishin lënë në shtëpi.
Albumi i ri i këngëtares me titull “Shakira” do të jetë gati më 25 mars.
Albumi përfshin edhe një këngë kushtuar Pique me titull “23”.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com