Shakohoxha në Report Tv: Duhet një trajner shqiptar në krye të kombëtares, jo një italian anonim! FSHF ka uzurpuar të gjitha asetet e futbollit

Ka ardhur momenti që në krye të kombëtares shqiptare të vendoset një trajner shqiptar dhe jo të udhëhiqet nga një italian anonim. Kështu shprehet gazetari sportiv Dritan Shakohoxha në një intervistë për Report Tv, teksa thekson se vetëm një trajner shqiptar do i sillte lavdinë e munguar.

Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Shakohoxha tha se Armando Duka ka uzurpuar të gjitha asetet e futbollit dhe po i menaxhojnë ato në mënyrë katastrofike.

“Fitorja e parë e Shqipërisë në udhën për tu kualifikuar në Europian është se nuk do të ketë më trajner Reyan, pavarësisht se FSHF nuk e bën publike. Reya nuk është më trajneri i kombëtares. Ëshët duke kërkuar trajner, shpresoj shumë të jetë shqiptare. (...) Besoj që Ilir Daja mund ti japë shumë më tepër ekipit përfaqësues. Trajnerin e zgjedhin ata që e udhëheqin FSHF, që ka uzurpuar të gjitha asetet e futbollit për vetë. Kohët e fundit duke marrë dy Rejan që s’ka asnjë kontakt as me ambientin, Shqipërinë. Skuadra është më larg tifozëve dhe popullit që s’ka qenë ndonjëherë në historinë e vet, pavarësisht se ndoshta është ne grupin e lojtarëve më të talentuar që kanë qenë vitet e fundit Ajo që dua të them është që është një gabim fatal i të njëjtëve njerëz që drejtojnë futbollin dhe s’janë të aftë ta bëjnë këtë punë, por e keqja më e madhe është se janë të bindur që dinë ta bëjnë këtë punë. E bëjë se e kanë marrë drejtimin në mënyrë të padrejtë dhe po bëjnë menaxhimin në mënyrë katastrofike të të gjithë burimeve të futbollit shqiptar. (...)Vetëm një trajner shqiptar duke nisur nga Ilir Daja, çdo një nga trajnerët shqiptar, mendoj se mund të ishte trajneri më i mirë se një italian anonim, që karrierën e tij si futbollist mund ta ketë shumë mirë, por si trajner nuk vlen fare”, tha Shakohoxha në Report Tv.  

Shakohoxha pati një koment edhe për futbollistin Armando Broja, i cili tha se po bën krenare Shqipërinë. Gazetari shprehet se futbollistët kanë nevojë për një trajner shqiptar që t’i lidhë me atdheun dhe fanellën shqiptare.

“FSHF duhet të jetë e lumtur që zoti desh që ai të bëhej një yll futbolli, talent që FSHF po sillet si presoi i kimisë apo i matematikës, apo si mësuesi që duhet ta shfrytëzojë maksimalisht talentin e këtij futbollisti. Broja është krenari Ekipi përfaqësues shqiptar merret me Brojën dhe i gjen gabime, ndërkohë që gabimet e FSHF janë një mal. 22-shja ekipit, maksimumi 4 ose 5 futbollistë kanë lindur në Shqipëri. 80% e ekipit shqiptar i kemi marrë nga shtetet e tjera, kanë emigruar janë bërë futbollit dhe kanë luajtur me ne. Nuk janë prodhim i Shqipërisë. Merita është individuale, nuk prodhojmë dot futbollistë që të bëjmë 11 vetë, faleminderit emigracionit që mbajnë djemtë e lidhur me Shqipërinë. FSHF duhet t’i mirëpresë dhe menaxhojë. Më mirë se një trajner shqiptar, këta djem s’kanë nevojë për trajner që ti sjellë eksperiencën e huaj, këta vijnë ët gjithë nga jashtë i duhet sikush t’i mësojë se do luajnë për Shqipërinë, për atdheun, të lidhen me këtë fanellë shqiptare”, vijoi Shakohoxha.

Zërat për largimin Rejas nga drejtimi i kombëtares kanë ardhur pas një rrugëtimi zhgënjyes i kuqezinjve në Ligën e Kombeve. Tekniku Reja i përfundon kontrata në nëntor, flitet se ai do të zëvendësohet, mirëpo FSHF nuk e konfirmon.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 11/10/2022 05:54

    Edhe kjo puna qe po bertasin te gjithe se duhet trajner shqiptar,po me duket tip trendy,por jo se na ben direct kualifikues.Te gjithe thone per Ilir Dajen.Pse?Ndoshta pse fitoje me ekipin e tij ne Turqi?Per mendimin tim,Daja,nuk eshte gati per trenjer kombetare.Zgjedhja e teknikut te kombetares eshte e veshtire dhe do koliagjitet.Edhe i huaj te jete,eshte normal,por jo si Reya,nje pensionist i lodhur tmerrsisht(gabim i madh zgjedhja e tij).Thoni me t'madhe shqiptar,nuk shoh ndonje me experience per kete pune.Jane shume amatore.

    Përgjigju
  • Ajahdh: 11/10/2022 02:09

    Deri dije ja merje goj dukes te merre dhe me vete per ndeshje jasht delegacion

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS merr Durrësin me diferencë të thellë në përqindje! Partitë e reja më të preferuara nga emigracioni

Sondazhi/ PS merr Durrësin me diferencë të thellë në përqindje! Partitë e reja më të preferuara nga emigracioni