Shpëtim Shala i ekzekutuar mesditën e kësaj të diele me 3 plumba pistolete në automjetin e tij Volswagen 5 rezulton se është person i skeduar nga policia për të shkuarën e tij kriminale.
 
Shala është proceduar gjatë vitit 2011 për kultivim e trafikim narkotikësh pasi në një operacion policor në lokalin pronë e tij Bilardo pranë plazhit "Iliria" blutë sekuestruan një sasi cannabis.
 
Por për këtë procedim Shala kaloi një kalvar 4 vjeçar me gjyqësorin shqiptar por gjithmonë në gjendje të lirë dhe në 2015 Gjykata e Lartë la në fuqi pafajësinë e dhënë nga Apeli i Durrësit dhe pse Prokuroria kish kërkuar dënimin e tij.
 
Shala rezulton i shoqëruar disa herë nga policia për ngjarje të ndryshme kriminale në Durrës, por asnjëherë përfshirja e tij direkte nuk është faktuar çka ka sjellë lënien e tij të lirë deri më 8 Maj 2016 kur dhe u ekzekutua në lagjen Iliria në plazhin e Durrësit.

Redaksia Online
Shqiptarja.com