Shala: Shkoj tek Norvegjia nëse
nuk i duhem Shqipërisë

Shala: Shkoj tek Norvegjia nëse<br />nuk i duhem Shqipërisë
Sulmuesi i ri kosovar Herolind Shala thotë se ende nuk ka marrë vendim se për cilën përfaqësuese do të luajë, për Shqipërinë apo Norvegjinë. Shala ka luajtur për Shqipërinë për grupmoshën deri në 21 vjet, ndërsa në këtë grupmoshë ka luajtur edhe për Norvegjinë, një ndeshje. 

"Deri më tani nuk kam vendosur. Ende mund të luaj për Norvegjinë dhe Shqipërinë", ka thënë Shala, përcjell "VG".  Shala vitin e kaluar ka debutuar me Përfaqësuesen U-21 të Shqipërisë me të cilën ka luajtur shtatë ndeshje dhe ka shënuar dy gola. Ai është pjesë e skuadrës së elitës së futbollit norvegjez, Odd.  

"Unë ndihem shqiptar", thotë 22-vjeçari. 

Shala ka shënuar tre gola në tri ndeshjet e fundit të elitës së futbollit norvegjez. Në përgjithësi këtë stinor ka shënuar katër gola. Ai thotë se, ndonëse ka luajtur për Shqipërinë në grupmoshat U-21, ai kurrë nuk ka thënë se nuk do të luajë për Norvegjinë.  

"Nuk ka pasur ndonjë interesim nga Norvegjia kështu që kam menduar se nuk ia vlen të pres. A do të jetë më e lehtë tash të luajë për Shqipërinë, pasi isha pjesë e U-21 të saj? Është e vështirë të thuhet. Do të shohim se cila përfaqësuese tregon më tepër interesim. Unë synoj të luaj në eliminatore për Evropianin 2016 këtë vjeshtë", ka thënë Shala. 

Me rregulla Shala mund të vendos ende për cilëndo përfaqësuese, pasi deri më tani ka luajtur vetëm ndeshje në grupmosha të reja dhe jo në nivel senior. Shala është një prej shumë lojtarëve shqiptarë që ka lëvizur nga një përfaqësuese në tjetër, transmeton koha.net. Së fundi në garë, pos Shqipërisë dhe vendeve ku lojtarët janë rritur, është futur edhe përfaqësuesja e Kosovës. Kosovës tashmë i lejohen ndeshjet miqësore ndërkombëtare




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur