Kërkesën Shallari e ka bërë me argumentin se vrasjen e ka pranuar nga frika, ndërsa ka shpjeguar se nuk ka asnjë lidhje me krimin dhe as me vrasjen e Artan Cukut.
Kërkesa e 19-vjeçarit do të vlerësohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda javën e ardhshme nga gjyqtari Klodian Kurushi.
Në dëshminë e parë Shallari u ka thënë se ka qenë ai që ka vrarë oficerin e policisë Artan Cukun, ndërsa në këmbim të kryerjes së krimit, ka marrë 18 mijë euro nga porositësi. Por, pavarësisht dëshmisë së tij, Prokuroria beson se autori i vrasjes së Cuku në prill të këtij viti është Mikel Shallari.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur një sërë provash të cilat të krahasuara me AND e të riut nga Kuçova, janë përputhur plotësisht. Gjurmët e gishtave të 19-vjeçarit janë gjetur në rrobat e hedhura disa metra larg nga vendi i krimit, ndërsa më pas është bërë krahasimi i gjurmëve të Shallarit të regjistruara në Zvicër, ku ai ka qenë arrestuar për trafik të lëndëve narkotike.
Ndërkohë janë gjetur edhe armë të cilat dyshohen se janë përdor për ekzekutimin e komisarit Artan Cukut në prill të këtij viti. Sakaq, pritet që javën e ardhshme të mërret në shqyrtim kërkesa e Mikel Shallarit.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com









