Nismëtari i ligjit të "Mbetjeve", deputeti socialist, Eduard Shalsi, u shpreh ligji për "Importin e Mbetjeve" është në përputhje me rekomandimin e Bashkimit Europian. Shalsi iu referua përgjigjes që adresoi Brukseli, pas rrëzimit të dekretit nga Presidenti Nishani.
"Ju drejtuam pikërisht BE-së sepse një nga argumentet kryesore të kthimit nga presidenti ishte që amendimet ligjore nuk ishin konform legjislacionit të BE. Përgjigja ishte e pastër, thuhej e kundërta që ndryshimet ishin të mirëadaptuara dhe të përshtatshme për rrethanat e Shqipërisë", u shpreh Shalsi.
Protestën e Shoqërisë Civile, Shalsi e cilësoi të nxitur politikisht nga segmente që kanë qëllime personale.
"Në komunikimet që kemi pasur me Shoqërinë Civile interesi ishte pastrimi i Shqipërisë e cila nuk mund të ishte e tillë pa industrinë e riciklimit. Ata pak qaramanë që dalin në rrugë dhe ata pak që janë në Parlament, e kanë përdorur nga përfitimet e tyre të ngushta personale", tha ai.
Shalsi theksoi se pastrimi i Shqipërisë mbetet sfidë, ndërsa shtoi se në Elbasan dhe Maliq janë në funksion tashmë dy landfille, ndërsa pritet të ndërtohen dhe dy të tjerë në Fier e Vlorë.
"Synimi madhor është pastrimi i Shqipërisë i cili nuk mund të bëhet pa një industri të mirëfilltë riciklimi. Sot, kemi në Elbasan landfillin e ri, kemi në Maliq, po ndërtohet një tjetër në Fier, kemi një program në Vlorë, shumë shpejt në Tiranë, madje ka filluar edukimi në shkolla për ndarjen e mbetjeve në burim", tha ai.
I pyetur se kur do të kalojë në Kuvend dekreti i Nishanit, Shalsi nuk dha afat por theksoi se ligji do të diskutohet në komisionin e Veprimtarive Prodhuese dhe më pas do t'i përcillet seancës së Kuvendit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO