“Unë në të vërtetë isha në Elbasan jo për këtë punë, por për një konferencë të PS për shëndetësinë, mes batutash u tha: ”Shalsi i Elbasanit”. Por kjo nuk është e vërtetë që unë do jem koordinator aty. Unë jam në Tiranë”, iu drejtua Shalsi, Gjanës, pas pyetjes së këtij të fundit.
Ndërkohë që vetëm dy ditë më parë, në media u përhap lajmi që prezantimi i Shalsit në këtë post, si koordinator për fushatën e zgjedhjeve në Qarkun e Elbasanit u bë gjatë vizitës që kryesocialisti Edi Rama dhe grupi i punës së programit për shëndetësinë, në Elbasan, ku mbyllën edhe aktivitetin e komunikimit intensiv për çështjet e shëndetësisë në vend. Aktualisht Shalsi mban postin e nënkryetarit të grupit parlamentar të PS.
Ende mes partive lakohen emra të rinj për kandidatë deputetësh, dita ditës në këto lista përfshihen emra biznesmenësh, prokurorësh apo dhe mjekësh që lakmojnë postin e deputetit.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 20 shkurt 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)