Shameti: Ligji për presidentin gati! Nuk i heq asnjë kompetencë, por zgjidh ngërçet artificiale

TIRANË-  Ligji për kompetencat e presidentit është gati! Mazhoranca ka mbyllur punën e saj disa javore dhe ka hartuar një draft të përbërë nga 45 nene, ku sipas deputetit Adnor Shameti zgjidh ngërçet artificiale siç ai i  quan, që kanë ndodhur deri më tani.

Në këtë ligj, Shameti theksoi se nuk i hiqen kompetencat që aktualisht ka presidenti, por janë të përcaktuara shumë qartë të gjitha detyrat që ka kreu i shtetit. Nevojë e domosdoshme, e quajti Shameti, për shkak të përplasjeve që ka pasur institucioni i presidencës dhe kuvendit sa i përket betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, refuzimi i dekretimin të ministrave, rasti i ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj nga presidenti aktual, Ilir Meta. 

"Në lidhje me hartimin e ligjit për presidentit, i dhamë dorën e fundit dhe disa detajeve, dua të sqaroj që hartimi i një ligji për organizimin ne presidenti ka qenë një domosdoshmëri dhe detyrim kushtetues. Është një ligj organik, ky ligj ka analizuar dhe përfunduar në detaje të gjithë procedurën që presidenca duhet të ndjekë në ushtrimin e kompetencave të veta, marrin fund të gjitha ngërçet artificiale të lindura në vite duke pasur parasysh kushtetutën. Nuk bëhet fjalë për kufizime të kompetencave është elaburimi i të gjitha të drejtave të presidentit. Grupi i punës ka përfunduar draftin dhe ky draft do t'i nënshtrohet procedurave parlamentare ku do të depozitohet në Kuvend dhe pastaj do të vijojë puna normale që do jetë gjithëpërfshirës dhe do diskutohet dhe në Komisionin e Ligjeve. Është një ligj i kompletuar nuk është për privilegjet e presidentit, por i jep fund ngërçeve artificiale, ka 45 nene në tërësinë e tij dhe të gjitha problematikat që ju i ngrini gjejnë zgjidhje", tha Shameti.

Ligji për kompetencat e presidentit duhet të ishte gati në datën 15 tetor, por hartimi i saj ka marrë më shumë kohë dhe prezantimi është bërë vetëm sot (6 nëntor). Grupi i punës ishte i përbërë nga tre deputetët Vasilika Hysi, Adnor Shameti dhe Alban Zeneli. Mazhoranca ka bërë me dije se një ndër pikat që do të ndërhyhet në këtë ligj është edhe dhënia e nënshtetësive, pas skandaleve të publikuara nga Shqiptarja.com, ku kreu aktual i shtetit Ilir Meta ka dhënë mbi 100 nënshtetësi brenda një viti, një shifër shumë e lartë krahasuar me paraardhësit e tij. Më herët në intervistën e dhënë për Report Tv, deputeti Alket Hyseni ka deklaruar se Meta ka abuzuar me këtë kompetencë, e për pasojë do të rishikohet pasi sipas tij "është e papranueshme që ky akt solemn siç e quan ai të përdoret për ndere personale".


Lajmi kryesor:

Ligji i ri/ Presidenti s'anulon zgjedhjet dhe s'refuzon dekretet për ministrat pa dakordësinë e mazhorancës! Nga nënshtetësia te dekoratat, PS i 'kufizon Metës' 6 kompetenca


B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Joni: 06/11/2020 12:52

    Edhe Norua i apasoinuar pas ekstradimeve te te denuarve nga jashte ne Shqiperi, e mandej nxjerre nga burgu, paska bere nje ligj per Presidentin. Ne emer te Rames dhe trimave te tij. Ky eshte fiks rasti i nje ligji per te kapur kreun e shtetit. Pra edhe nje institucion te pavarur qe e ben te tille kushtetuta, keto duan ta kontrolloje kryeministri. Gjendje me te rende ne aspektin e ligjshmerise, nuk eshte pare ndonjehere me pare. Sa te babzitur qe qenkan per pushtet e para xhanem?

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 06/11/2020 11:47

    Ikni e na u zhdukni nga syte more dallaverexhinj te shpifur si ju qe beni ligjin si ai derdimeni korruptuar qe e bete president nje surrat e bajgë jini. Te shpifur!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja