Pas tri dështimeve të njëpasnjëshme për ta kaluar Marrëveshjen e Demarkacionit, kjo javë përbën mundësinë e fundit për ta përmbyllur këtë çështje, në mënyrë që të mos humbet afati për liberalizimin e vizave. Këtë alarm e kanë ngritur përfaqësues të të dy taborëve, si nga pozita, ashtu edhe nga opozita.
Megjithatë, koalicioni qeverisës ende nuk ka njoftuar mbi ndonjë konsensus të arritur me partitë e tjera, të cilat janë në kundërshtim të Demarkacionit. Megjithëkëtë, nga koalicioni kanë paralajmëruar se shumë shpejt do të arrihet një marrëveshje, e cila do t’i japë epilog Demarkacionit.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë për “Zërin” se Marrëveshja e Vjenës do të votohet kah mesi i javës, diku kah e mërkura apo e enjtja. Edhe përfaqësuesit e PDK-së janë shprehur optimistë se “nyja” e Demarkacionit do të zgjidhet brenda kësaj jave.
d.c./shqiptarja.cnom









