Shantazh Berlusconit për 35 mln euro, arrestohet anëtari shqiptar i bandës (EMRI)

Shantazh Berlusconit për 35 mln euro, arrestohet anëtari shqiptar i bandës (EMRI)

Ilirjan Tanko

ITALI- Po udhëtonte me xhaxhanë e tij, kur u ndalua nga Policia Rrugore për një kontroll rutinë: kështu u arrestua në Bergamo 37 vjeçari shqiptar, Ilirjan Tanko, pjesë e bandës që në vitin 2012 mbajti peng kontabilistin e besuar të ish-kryeministrit të Italisë Silvio Berlusconit, Giuseppe Spinellin.

Për këtë episod, Tanko u dënua në vitin 2014 për rrëmbim me katër vjet e katër muaj dhe dëbim nga shteti italian. Pas largimit të tyre të gjithë anëtarët shqiptarë të grupit u rikthyen sërish në Itali me dokumente të rreme.

Unë nuk mund të qëndroj larg nga familja ime që jeton në provincën e Brescia, kjo është arsyeja pse u ktheva.

Tha para gjykatës së Bergamos, 37-vjeçari

Që nga rrëmbimi i kontabilistit të Berlusconit kanë kaluar plot gjashtë vjet. Giuseppe Spinelli, ishte personi që Berlusconi i kishte besuar financat e tij.

Në mbrëmjen e 15 tetorit, një grup i udhëhequr nga Francesco Leone hyri në vilën e tij në Bresso të Milano duke rrëmbyer Spinellin dhe gruan e tij, Anën, të cilët i mbajtën peng për njëmbëdhjetë orë. Ata i liruan të nesërmen pa marrë ndonjë shpërblim.

Gjatë pengmarrës së Spinelit dhe bashkëshortes së tij, banda i kërkoi 35 milionë euro Berluksonit, përndryshe njeriu i tij i besuar do të vritej si dhe do publikoheshin disa dokumenteve, që ata pretendonin se kishin në dorë, në lidhje me disa skandale politike.

Përveç Ilirjan Tanko,pjesë e bandës ishin edhe Marjus Anuta, Laurenc Tanko, Francesco Leone, Alessio Maier dhe Pierluigi Tranquilli.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë