'Shantazh kriminal i PD mbi administratën', Braçe: E sfidoj partinë e Lylit të nxjerrë një emër

'Shantazh kriminal i PD mbi administratën', Braçe: E sfidoj partinë e Lylit të nxjerrë një emër

Erion Braçe dhe Lulzim Basha

Zv. Kryeministri Erion Braçe, ka reaguar për letrën që PD-ja u ka dërguar drejtuesve vendorë në të gjithë vendin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se partia e Lulit ka nisur presionin mbi administratën, duke sorollatur një letër pa shenja identifikuese , duke iu . Sipas tij një letër të tillë mund ta gjesh edhe në google, pasi PD-vetë i ka përgatitur në çdo zgjedhje.

Braç deklaroi se i del për zot çdo nënpunësi të shtëtit që do të jetë nën agresionin e shantazhin e paralajmëruar nga PD-ja.

"Shantazhi mbi administratën është vërtetë kriminal!

Prej mengjesit te sotem, duke nisur nga nje njeri qe shantazhon administraten vendore per perfitime banale kriminale edhe ne oborr te institucioneve dhe, vijuar me nje udheheqes qe rikthen fuksat e partise se qemotit ne aktivitet ktiminal ndaj administrates kudo,

Partia e Lylit ka rritur trysnine kriminale, publike ndaj nepunesve te shtetit!

Sorollasin nje leter pa shenja identifikuese te cdo lloji, te cilen mund ta bej kushdo, pra edhe ata vete, si prove e angazhimit te administrates ne “nje skeme te vjedhjes se votes”; Vecanerisht kur thone se kjo leter u eshte dhene keshilltareve bashkiake qe nuk jane “administrate”, por te zgjedhur politike me vote!

Si kjo leter gjen ne Google dhjetera te se njejtes forme, tepke, te cilat PD i ka bere cdo pale zgjedhje. E sfidon partinë e Lylit të nxjerrë një pede-ist të vetëm në administratë-dhe ka shumë të tillë, të thotë që e ka thirrur një epror, i ka kërkuar dhunshëm angazhim me PS dhe i ka dhënë në dorë këtë letër!

Një pede-st të vetëm, publikisht! Ne te kundert, dua te percjelle nje mesazh shume te qarte;

Aktiviteti politik, partiak në zyreat e shtetit dhe në kohën e punës së përcasktuar nga ligji, është i ndaluar dhe çdo titullar do mbajë përgjegjësinë për çdo shkelje të këtij ligji!

Nderkohe, une dhe cdo institucion do i dale per zot cdo nepunesi te shtetit qe do te jete nen agresionin e shantazhin e paralajmeruar sot nga partia e Lylit permes bandave partiake qe duan te zevendesojne shtetin me partine e tyre;

Cdo akt i tille sulmi e shantazhi ndaj cdo nepunesi do goditet me forcen e ligjit e do kallezohet sic ligji e percakton!

Skenaret kriminale qe ende nuk jane ndeshkuar sic duhet, shpikur nga hici e kthyer ne ceshtje shantazhi kriminal, nuk kalojne me, nuk falen me e do ndeshkohen sic e meritojne sipas ligjeve ne fuqi", shkruan Braçe.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat