Dy kushërinj shantazhonin një vajzë të re përmes disa videove personale. Policia ka vënë në pranga 18 vjeçarin Afrim Kurtin ndërsa është shpallur në kërkim kushëriri i tij Defrim Kurti.
Vajza që shantazhohej ishte ish-e dashura e Defrim Kurtit dhe ky i fundit posedonte video të së resë dhe më pas i ka përdorur për shantazh me qëllim përfitim financiar.
E ndodhur në kushte të vështira, vajza e ka denoncuar rastin në polici dhe ka futur në kurth ish-të dashurin, duke i lënë takim për t'i dhënë paratë që kërkonte. Në momentin e dhënies së parave ka ardhur për të marrë paratë kushëriri i tij dhe më pas ka ndërhyrë policia duke e arrestuar në flagrancë.
Ndërsa është shpallur në kërkim edhe Defrim Kurti, për shantazhim ndaj ish të dashurës, e cila është një grua e divorcuar dhe me dy fëmijë.
Defrim Kurti është një emër i njohur për drejtësinë pasi në 2019 është arrestuar dhe lënë në masën e sigurisë "arrest shtëpie" për vrasjen e Arben Gjecit. Ekzekutimi i këtij të fundit erdhi pasi Gjeci kishte lidhje me gruan e Kurtit, Elida Canin. Për vrasjen në atë kohë policia zbuloi se krimi ishte kryer nga vëllai i Elidës, Esat Cani.
Njoftimi i policisë:
Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit me iniciale A. K., 18 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin në kërkim me iniciale D. K, 30 vjeç, pasi në bashkëpunim kanë shtrënguar me anë të kanosjes dhe dhunës për dhënie pasurie, një shtetase, me qëllim t’i përvetësonin shumën prej 15.000 lekësh të reja, për mospublikimin e fotove të saja në rrjetet sociale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4454
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Shantazhuan dy qytetarë me 1000 euro gjobë, “Xhamlliku” prangos 3 të dyshuarit, dy prej tyre të mitur (EMRI)
2 Shtator, 11:22
-
Shantazh online të miturës, 23-vjeçari e detyron të pijë ilaçe! Shpallet në kërkim i riu në Gramsh
29 Gusht, 11:44
-
Viktima të shantazhit online?/ Sociologu Tushe: Nuk na morën në qafë rrjetet sociale, por kultura e mangët! Shkolla bën pak
16 Gusht, 14:41
-
‘Do të publikoj bisedat’, i riu shantazh një personi në Tiranë pasi i vodhi Instagramin! I kërkon 40 mijë euro, vihet në pranga (VIDEO)
16 Gusht, 13:15
-
U hetua se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër, Gazmir Preçi 3 vite më pas Shef Antidroge në Durrës! Arrestohet për gjobëvënie! Ministri: Policët 'padronë' ndëshkohen
16 Gusht, 11:57
-
Shantazhonin me foto dhe video intime vajza në rrjetet sociale, arrestohen dy vëllezër në Tiranë
7 Gusht, 10:12
-
E mbylli policia, rihapet ‘grupi i ferrit’ për vajzat! ‘Albking’ vijon shantazhin me foto e numra në Telegram! Sociologia: Djem me çrregullime
27 Mars, 17:43
-
Lezhë, adoleshenti shantazhon 16 vjeçaren se do i publikonte foto nudo në Snapchat nëse nuk shkonte me të
20 Mars, 17:32
-
Denigrime, shantazhe, drogë e prostitucion me vajza latine në grupe ‘ferri’ në Telegram, Antikrimi Kibernetik: Shpejt do kemi arrestime!
19 Mars, 17:05
-
EMRI/ Shantazhonte të miturat në rrjete sociale dhe u kërkonte marrëdhënie seksuale, pranga 27 vjeçarit në Tiranë! 15 vjeçarja: Do vras veten (Mesazhet)
18 Shkurt, 09:19
-
'2 mijë euro ose të nxora fotot intime' arrestohet pas 4 vitesh 34 vjeçari që kërcënonte dhe gjobiste të dashurën në Tiranë
6 Janar, 14:10
-
'Gjobë përmes Tik Tokut', arrestohet në Elbasan 32-vjeçari, shantazhonte të riun se nëse s'do jepte para do i keqpërdorte fotot familjare
6 Janar, 14:07
Spaska pas faj gruaja qe e ka tradhetuar budallain.
PërgjigjuShpellaristë që bëjnë shantazh... U prish bota!
Përgjigju