Sot në mbrëmje në orën 19.00 në skenën e Teatrit Kmbëtar të Operës dhe Baletit jepet një shfaqje e vecantë që vjen nga Kina…Dihet që Artet marciale kineze janë te famshme në botë, por Kung Fu e Shaolin konsidenrohet si palca, si esenca e arteve marciale. Këtë mbrëmje Ambasada kineze në Tiranë, ka ftuar posaçërisht Grupin kulturoro-artistik të Provincës Henan për një shfaqje në sallën e Teatrit të Operas Baletit, ku do të demostrohet arti i vërtetë i Shaolin Kung Fu dhe do të zbulohet para publiku shqiptar misteri i Kung Fu-së kineze.
Kung Fu kineze, e cila e ka zanafillën në Tempujt Shaolin të Provincës Henan, është një ndër krenaritë e kulturës kineze, me histori të gjatë dhe ndikim të gjërë. Shaolin Kung Fu ka kombinuar meditimin Zen të sektit budist Chanzong (Një ndër degët më të rëndesishme të budizmit në Kinë) me artet marciale të luftimit, shquhet për lëvizje të prera, të fuqishme e të sakta, për veprime efikase e të zhdërvjellta në mbrojtje dhe sulm. Çdo lëvizje shoqërohet nga figura unike plot bukuri tërheqëse. Gjatë shfaqjes, publiku shqiptar do të ketë mundësinë të shijojë performancën e shkëlqyer të Shaolin Kungfu në teknikat e luftimit me grushta, me shkopinj si dhe një sere teknikash të tjera të spikatura të Shaolin Kung Fu-së klasike.
Përveç performacave mbresëlënëse të Shaolin Kung Fu, në shfaqje do të ketë edhe interpretime të këngëve dhe valleve popullore kineze, të cilat sëbashku, me forcën dhe delikatesën, larminë dhe hijeshinë e tyre, do ti dhurojnë publikut shqiptar një spektakël kulturor sharmant e të paharuar.
Foto të tjera..Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ku po i kaloni pushimet e verës?
-
Në Shqipëri
49.6%
-
Jashtë
18.2%
-
Nuk lëviz
32.2%
Vota total: 1247
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PAMJET/ Notari shpëton delfinin, ishte bllokuar në brigjet e Barit! Pamjet bëhen virale në rrjet
7 Gusht, 14:51
-
KKT jep leje të shumta për hotele e resorte në Jug, hotele për turizëm shëndetësor, zgjerim i Green Coast
7 Gusht, 14:43
-
PAMJET/ Karambolohen dy makina në Qafë Thanë, plagosen 2 shoferët dhe 3 pasagjerët
7 Gusht, 14:28
-
VIDEO/ Emocione në Lojërat Olimpike, sportisja mbyll garën dhe i propozon të dashurit për martesë
7 Gusht, 14:28
-
Dosja e SPAK: Erzen Breçani ndihmoi Nuredin Dumanin të fshihej nga policia, ndërsa ishte në kërkim!
7 Gusht, 14:26
-
‘Balkan Bazar’ dhuron spektakël në Durrës, këngë shqiptare me ritmet e muzikës Rock
7 Gusht, 14:19
-
Përplasen dy automjete në aksin e vjetër Elbasan-Tiranë, humb jetën shoferi 72-vjeçar
7 Gusht, 14:19
-
Paris 2024/ Arrestohet ylli australian, dyshohet se bleu kokainë në Lojërat Olimpike
7 Gusht, 14:15
-
Kultivoi drogë në oborrin e banesës, “Territori i pastër" prangos të dyshuarin në Gjirokastër! I gjenden dhe 2 kg hashash
7 Gusht, 14:10
-
Spiropali takim me ambasadorin Bucci: Italia ka qenë dhe mbetet avokate e Shqipërisë për anëtarësimin në BE
7 Gusht, 14:10
-
Ankorohen në Durrës dy superjahtet e themeluesit të “WhatsApp”, Jan Koum
7 Gusht, 13:45
-
Durrës/ 45-vjeçari plagos me thikë pas sherrit pronarin e një servisi! Autori arrestohet pranë shtëpisë, dyshohet me probleme mendore
7 Gusht, 13:44