Në një tekst të zgjeruar që merr shkasin nga ndeshja e mbrëmshme Zvicër – Shqipëri, gazeta 20 minuten merret me sfidën para së cilës janë gjetur pesë lojtarët e kombëtares zvicerane me rrënjë shqiptare. Këtë sfidë pastaj përpiqet ta sqarojë duke u ndalur në historinë e re të kombit shqiptar.
“Ata paraqiten në fanellat e kombëtares së vendit në të cilin janë rritur dhe u duhet të shënojnë gola kundër kombëtares së vendit të prindërve të tyre. Behrami, Xhaka, Shaqiri, Mehmedi dhe Xhemaili nuk janë vetëm lojtarë të kombëtares zvicerane – ata në të njëjtën kohë janë edhe pjesë e komunitetit shqiptar të Zvicrës.
Kur futbollistët shqiptarë shënojnë gol, ata i gëzohen atij në një mënyrë të veçantë, duke formuar me gishtërinjtë e duarve shqiponjën dykrenore”.
Pastaj gazeta thotë se lojtarët e përmendur të Zvicrës nuk e gëzojnë gjithkund në mesin e shqiptarëve simpatinë për faktin se luajnë për Zvicrën.
Megjithatë, sipas një sondazhi të portalit shqiptar të Zvicrës albinfo.ch, afër 70 për qind të shqiptarëve të këtushëm e mbështesin angazhimin e tyre për kombëtaren zvicerane.
Duket qartë se ata janë krenarë për faktin se futbollistët me prejardhje shqiptare luajnë për Zvicrën – madje edhe kur këtë e bëjnë kundër Shqipërisë.
Më tutje, duke bërë fjalë për numrin e shqiptarëve në Zvicër, gazeta thekson se ka vlerësime se janë në mes të 170 mijë dhe 200 mijë. Të parët kanë ardhur në vitet shtatëdhjeta si gastarbajterë, të tjerët kanë ardhur më vonë në kuadrin e bashkimit familjar, dhe së fundi si refugjatë.
Fillimisht diaspora e vogël shqiptare nuk perceptohej fare si e tillë, pasi që pothuaj të gjithë shqiptarët e ardhur kishin pasaportë jugosllave. Nga vetë Shqipëria, e izoluar atëbotë nën diktaturën komuniste nuk vinte askush.
Edhe sot përbërja e shtetasve shqiptarë në Zvicër është shumë e ulët (sipas regjistrimit të vitit 2010 më pak se 1500). Ashtu sikurse shumica e shqiptarëve, edhe pesë lojtarët shqipfolës të kombëtares zvicerane kanë prejardhje nga Kosova dhe nga Maqedonia. Në këto dy shtete jetojnë pothuaj aq shqiptarë sa edhe në vetë Shqipërinë.
Për këto dhe arsye tjera nuk mund të flitet thjesht për një identitet të përbashkët shqiptar. Një dallim i theksuar në mes të shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre jashtë vendit lidhet me faktin se Shqipëria deri në vitin 1990 jetonte pothuajse plotësisht e izoluar. Ndërkohë shqiptarët tjerë (ata jashtë Shqipërisë) në ish Jugosllavi ishin pakicë.
Ndryshe, pjesa veriore, malore e Shqipërisë ka mjaft ngjashmëri me Kosovën, thotë Bashkim Iseni nga Forumi për studime të migracionit dhe të popullatës (SFM) të universitetit të Neuchatelit. Të dyja këto si regjione janë të mbizotëruara nga fshatrat dhe ishin më të izoluara.
Në veri është mbajtur gjallë edhe e drejta zakonore e kontestuar qindravjeçare e njohur si “Kanuni i Lekë Dukagjinit”. Ndërsa banorët e Shqipërisë më urbane, asaj të jugut, kanë më shumë të përbashkëta me shqiptarët e Ohrit ose të Strugës, thotë ai.
Shqipëria shtrihet pothuaj në vijën kulturore që ndante perandorinë romake perëndimore nga ajo lindore. Në veri të vendit, deri në pushtimin osman mbretëronte katolicizmi e në jug ortodoksizmi.
Osmanët e sollën islamin, të cilit sot i takojnë shumica e shqiptarëve. Islami së pari pranohet nga aristokracia dhe fillimisht nëpër qytet. Islami shqiptar sipas Isenit është me një laicitet të theksuar, më shumë madje se ai boshnjak.
Më tutje gazeta citin Isenin të ketë thënë se, ndryshe nga kombet tjera ballkanike, te shqiptarët religjioni nuk ka luajtur rol parësor ndërtimin e kombit. Është e kundërta, për t`i ikur dallimeve, lëvizja nacionaliste (rilindëse) stimulonte lënien anash të feve.
Krijimi i shtetit shqiptar bëri që një pjesë madhe e shqiptarëve të mbetej jashtë shtetit nacional.
Si rrjedhim, vazhdon artikulli, sipas një studimi gjerman, shqiptarët e Kosovës e theksojnë më tepër unitetin kombëtar se sa ata të Shqipërisë ose të Maqedonisë.
Dhe në fund, si përmbyllje, gazeta citon vargjet e njohura nga poezia e Pashko Vasës: “E mos shikoni kisha e xhamia se feja e shqiptarit asht shqiptaria”.
/Shqiptarja.com