/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Xherdan Shaqiri e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij tek Interi, duke shënuar një gol e duke qene protagonisti kryesor i kualifikimit të zikaltërve në çerekfinalet e Kupës së Italise.

Shqiptaro-zviceriani i Interit, që ka dicka më shumë se një javë nën urdhrat e Roberto Mançinit, debutoi mbrëmjen e djeshme në ndeshjen e vlefshme për truin e 1/8-ve të Kupës së Italisë, ku Interi u përball me Sampdorian dhe heroi i takimit, ishte padyshim e blerja më bujshme deri më tani e merkatos së janarit.

23-vjecari u bë protagonist ne pjesën e parë, kur shërbeu dy herë për Podolskin, por gjermani gaboi para portierit Romero, ndërsa një pjesën e dytë Shaqiri u shërbye nga Podolski dhe shënoi golin që i dha avantazhin zikaltërve. Në ndeshjen e zhvilluar në "San Siro" shënoi edhe Icardi.

Vec takimit mes Interit dhe Sampdorias, mbrëmë u luajt edhe ndeshja mes Fiorentinas dhe Atalantas e përfunduar me rezultatin 3-1, ku Gomes shënoi një dopjetë, ndërsa Cuadrado transformoi në gol 11-të metërshin e fituar nga Gomes. Sot do të luhet ndeshja e fundit e 1/8-ve të Kupës së Italisë dhe përballë do të jenë Napoli me Udinezen në "San Paolo".

Sot:
Ora 21:00, Napoli-Udineze Rezultatet e deritanishme:                                                    

Ja programi i çerekfinaleve:
Milan-Sasuolo: 2-1                                                                  Juventus-Parma
Parma-Cagliari: 2-1                                                                 Milan- Lacio
Torino-Lacio: 1-3                                                                     Roma-Fiorentina
Juventus-Verona: 6-1                                                             Inter- Napoli/Udineze
Roma-Empoli: 2-1
Fiorentina-Atalanta 3-1
Inter- Sampdoria 2-0