TIRANE - Pas përfundimit të ndeshjes kanë reaguar futbollistët shqiptarë që luajnë për Zvicrën si dhe ata të ekipit tonë kombëtar. Futbolllistët kosovarë të Zvicrës reagojnë me takt ndaj fyerjeve që iu bënë, duke deklaruar se ata ndihen shqiptarë pavarësisht gjithçkaje.

I pari që ka folur për mediat ishte Xhaka, i cili pas ndeshjes u shpreh se”ishte një ndeshje e fortë. Terreni ishte shumë i vështirë, por arritëm që t'ia dalim mbanë që të kualifikoheshim për në Brazil.

Jam shumë i lumtur që fituam përballë Shqipërisë, pasi premë biletën për në Botëror. Nuk dua të komentoj ata që na etiketojnë si "tradhtarë", pasi kjo është politikë. Kjo është puna jonë, por unë nuk e harroj faktin që jam shqiptar” u shpreh ai. 

Të njëjtën gjë deklaroi edhe Shaqiri.

Ndërsa Salihi u shprehet se” ndeshja ishte e fortë. Zvicra ishte me fat në golin e parë që shënoi. Ne bëmë maksimumin, por përballë ishte ekipi më i mirë i grupit dhe nuk ishte e lehtë që të fitonim. Vazhdoj të mendoj që kemi bërë kemi bërë edicionin më të mirë, por dhe të mendoj që nuk e kemi luksin të lëmë jashtë Canin apo edhe Kapllanin, kemi nevojë për ata”- u shpreh ai.

Edhe Valdet Rama iu bashkua idesë së sulmuesit shkodran që Zvicra bëri një ndeshje të fortë dhe ishte e vështirë që t’i mundje. “Golat erdhën si pasojë e gabimeve, sidomos në golin e parë që dyshoj edhe për një prekje të topit me dorë. Momenti i golit të Shaqirit nuk ka qenë i mirë, por ky është futbolli dhe duhet të pranojmë realitetin” përfundon ai.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)