PRISHTINË, 8 Janar/ATSH/.- Futbollisti kosovar Xherdan Shaqiri, i cili ka arritur marrëveshje me Interin të enjten pritet që të kalojë nesër testet mjekësore e më pas edhe të zyrtarizohet.
KosovaPress, bëri të ditur se tashmë ish-lojtari i Bayern Munchenit do të mbrojë ngjyrat e skuadrës italiane në tre vitet e ardhshme.
Interesim për Shaqirin ditët e fundit kishin shprehur edhe Liverpooli dhe Stoke City, kurse më herët ka pasur oferta edhe nga Italia dhe Spanja./m.m/