Sharm el-Sheik, shmanget tragjedia në avionin me 189 pasagjerë (VIDEO)

Mund të shndërrohej në një tragjedi, por ndërhyrja e shpejtë e personelit të aeroportit shmangu pasoja të rënda për 189 personat në bord.

Pamjet e sigurisë tregojnë aksidentin e ndodhur në Sharm el-Sheik një avioni pasagjerësh të kompanisë SkyUp që vinte nga Ukraina.

Mjeti u ul në mënyrë të rregullt në pistën e aeroportit të qytetit të njohur turistik, por më pas shihet zjarri që përfshinë pjesën e poshtme të avionit.

Sipas autoriteteve, një sasi likuidi hidraulik filloi të rrjedhë duke rënë në kontakt me frenat ende të nxehta të avionit dhe krijuar shkëndijën fillestare.

Pasagjerët dhe ekuipazhi zbritën pa patur probleme të mëdha, ndërkohë që autoritetet egjiptiane falënderuan personelin e aeroportit që fikën zjarrin në kohë, para se të përfshinte e gjithë mjetin fluturues.  

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë