Ajo mund të jetë 55 vjeçe por kalimi i viteve duket sikur nuk ka dhënë asnjë efekt mbi.
Bëhet fjalë për aktoren Sharon Stone, e cila është dukur e mahnitshme mbrëmjen e djeshme në hapjen e festivalit ndërkombëtar të filmit “Marrakech Film Festival”.
E veshur me një fustan të zi ndërkohë që sipër kishte hedhur një pelerinë ajo është dukur si një princeshë.
Ajo ka bërë një paraqitje të mrekullueshme në tapetin e kuq dhe ka qenë një ndër femrat më seksi të mbrëmjes.

Në hapjen e ceremonisë ajo u nderua me një çmim nga presidenti I jurisë së këtij festivali Martin Scorsese.
Ai është kthyer mbrapa në kohë duke kujtuar rolin e Stone në filmin e tij “Casino”.
Ajo madje është nominuar për Oscar dhe Golden Globe me këtë film, për aktoren më të mirë mbështetëse.
“Cili është definimi i të qenit aktori më në zë, jo i famshëm, por një aktor i vërtetë”, e pyeti Martin audiencën ndërsa po i dorëzonte trofeun bukuoshes Stone.
Gjatë fjalës së saj falenderuese Stone tha se arsyeja për të cilën ajo kishte udhëtuar drejt Morokos ishte pikërisht prej Martin.
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com