TIRANE- Përplasje mes policisë dhe banorëve të zonës së Sharrës, të cilët kundërshtojnë strehimin e 8 familjeve rome në ish-repartin ushtarak në këtë zonë. Banorët e Sharrës bllokuan rrugën, duke mos lejuar kalimin e automjeteve të policisë. Kjo ka shkaktuar dhe përplasje të forta mes palëve. Banorët e Sharrës pretedojnë pronësinë mbi këtë zonë, ku ndodhet ish-reparti ushtarak dhe për këtë arsye kundërshtojnë strehimin e romëve aty. Pas rreth dy orë konflikti romet jane transportuar me furgon policie.
ORA 19:20 ROMET TRANSPORTOHEN ME FURGON POLICIE
Janë transportuar me furgon policie romët që presin prej kohësh sistemimin e tyre në ambjentet e ish-repartit ushtarak në Sharrë. Ka qënë kjo mënyra e vetme që policia të realizonte transportimin e 8 familjeve rome. Përmes dy furgonëvë të policisë është bërë e mundur kalimi i tyre. Aktualisht policia vijon negociatat me banorët për t’i bindur ata mbi vendimin për strehimin e romëve në këto ambjente ndërsa u kanë kërkuar që pretendimet për pronësinë e truallit, ku ngrihet ky ish-repart, ti përcjellin pranë organeve kompetente.
ORA 19:00-LIROHET RRUGA POR BANORET NUK LEJOJNE KALIMIN E ROMEVE
Policia ka arritur të lirojë rrugën drejt ish-repartit ushtarak në Sharrë, por sërish banorët nuk kanë lejuar kalimin e automjeteve që transportonin romët. Policia arriti të bindë banorët për lirimin e tyre dhe ndërsa kanë kaluar vetëm dy automjete me materiale, në momentin qe do kalonin romët, situata është tensionuar sërish pasi banorët kanë qëlluar me gurë drejt automjeteve, duke i detyruar të kthehen pas. Aktualisht policia vijon negociatat me banorët, ndërsa romët ndodhen në automjetet e tyre nën mbikqyrjen e efektivave blu.
ORA 18:20-NE SHARRE MBERRIJNE EFEKTIVE TE FNSH
Pas konfliktit fizik mes banorëve të Sharrës dhe uniformave blu, kanë ndërhyrë efektivët e policisë duke bërë shoqërimin e disa personave. Ndërkaq në vendngjarje kanë mbërritur përforcime të policisë, por edhe efektivë të FNSH. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa policia vijon negociatat me banorët për t’i bindur ata të lejojnë strehimin e 8 familjeve rome.
ORA 18 00 Përplasje fizike mes policisë dhe banorëve të zonës së Sharrës. Gjithcka ndodhi pas banorët e zonës, të cilët kundërshtojnë strehimin e 8 familjeve rome në ish-repartin ushtarak. Banorët e Sharrës bllokuan rrugën, duke mos lejuar kalimin e automjeteve të policisë, të cilat shoqëronin 8 familjet rome për në vendstrehimin e përcaktuar nga bashkia dhe Ministria e Punës dhe Cështjeve Sociale. Kjo ka shkaktuar dhe përplasje të forta mes palëve. Banorët e Sharrës pretedojnë pronësinë mbi këtë zonë, ku ndodhet ish-reparti ushtarak dhe për këtë arsye kundërshtojnë strehimin e romëve aty.
ORA 12 00-ROMET SOT PARADITE ANKESE TE AVOKATI I POPULLIT
Romët iu drejtuan paraditen e sotme Avokatit të Popullit, Igli Totozani, duke kërkuar ndihmën e tij për të negociuar me banorët e Sharrës. I pyetur nga shqiptarja.com burime zyrtare nga Avokati i Popullit pranojnë faktin se romët nuk janë lejuar të hyjnë në mjediset e ish repartit ushtarak nga banorët. Por për Zyrën e Avokatit të Popullit tashmë ështe tejkaluar ideja e strehimit të romëve te ky institucion. Totozani ndihmoi romët për strehim për pak ditë gjatë shkurtit, pasi bëhej fjalë për ditë të vështira dimri dhe me temperatura të ulëta. Për rastin më të fundit Avokati i Popullit premton negocim me banorët për të lejuar romët të jetojnë në mjediset e përgatitura për ta.
Historia e 8 familjeve rome
Janë 8 familje rome me afro 52 anëtarë të cilët prej kohësh kanë jetuar në një kopsht në Kinostudio. Kontrata e qendrimit në kopsht ka qënë deri ne 29 Prill. Por drejtuesit e kopshtit kanë toleruar qendrimin e tyre aty deri ditën e sotme. Pas kësaj romët janë drejtuar te ish reparti ushtarak në Kombinat, por aty janë ndeshur me akte raciste dhe dhune nga ana e banorëve të cilët kundërshtojnë bashkëjetësen më romët në një zonë.
Romët tregojnë se edhe policia nuk ka lejuar futjen e tyre në këtë vendstrehim. Pritet që Avokati i Popullit së bashku me përfaqësues të Ministrisë së Punës të shkojnë në Kombinat t’i japin zgjidhje këtij problemi
(ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com