TIRANE- Studioja e “A & E Engineering” në pronësi të Entela Çanos është e njohur në rrethin e inxhinierëve të ndërtimit në vend. Studioja e saj, mësohet se ka projektuar shumë ndërtime në Tiranë po edhe në rrethe të ndryshme.

Një prej projekteve që ka bërë studioja inxhinierike që drejtohet nga Çano është edhe shatërvani tek Zogu i Zi. Fillimisht inxhinieria Çano ka punuar me një ortak të sajin, por pas disa kohësh mësohet se ata ishin ndarë.

Pas kësaj ajo kishte ngritur dhe studion “A & E Engineering”, me të cilën ka fituar dhe realizuar shumë projekte në Tiranë. Çano me origjinë nga Përmeti dhe banuese në Tiranë, është shkolluar në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë. Pas kësaj, inxhinieria mësohet se, ka kryer kualifikime edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pasi ka qëndruar për disa kohë atje, ajo është kthyer në Shqipëri ku ka vazhduar të ushtrojë profesionin e saj të inxhinieres së ndërtimit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)