Sipas legjendës, kush mbyllte sytë dhe i kthente shpinën shatërvait të famshëm të Trevi- it në Romë, duke hedhur një monedhë në të, siguronte kthimin në qytetin e përjetshëm. Çdo vit, shatërvani mbushej me monedha, shuma e të cilave shkonte në 1 milionë euro, para këto që deri më tani i shkonin “Cartias”- it, por nga një prilli do të përfundojnë në arkat e komunës së Romës për të financuar projektet e asistencës.
Ka qenë komuna e cila nëpërmjet një memorandiumi të nënshkruar në nëntor nga zëvendës kryebashkiaku i Romës, ka bërë që jo vetëm të ardhurat nga Shatërvani i Trevit, por nga të gjitha shatërvanet e tjera monumentale në qytet të kalojnë në arkën e Komunës, për t'u shndërruar në burimin kryesor të programeve të asistencës.
Paratë e mbledhura nga shatërvani i Trevit, “Cartias”- si i përdorte si bazë ekonomike për një rrjet të madh të projekteve të asistencës, në të cilën përfshiheshin menca për të varfërit, pagesa e hosteleve për të pastrehët, si dhe asistencë mjekësore për familjet dhe shtresat në vështirësi ekonomike.
Ndërkohë që me nismën e komunës së Romës për kalimin e këtyre të ardhurave në arkat e Komunës, shumë nga këto projekte rrezikojnë të mbyllen.
(Shatërvani i Trevit në Romë)