SHBA/ 11 shtatori, shefi i Pentagonit anulon marrëveshjen: Nuk ka negociata me terroristët, rikthehet dënimi me vdekje

SHBA/ 11 shtatori, shefi i Pentagonit anulon marrëveshjen: Nuk ka negociata me terroristët, rikthehet dënimi me vdekje

Lloyd Austin

Nuk do të hiqet dënimi me vdekje për ata që kryen sulmet ndaj kullave në SHBA. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin, ka revokuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë, e cila do t’i kishte bërë të akuzuarit për komplotimin e sulmeve të 11 shtatorit në vitin 2001, të shmangnin dënimet me vdekje.

Të mërkurën, u njoftua se prokurorët kishin arritur një marrëveshje që Khalid Sheikh Mohammed, Walid bin Attash dhe Mustafa al-Hawsawi të pranoheshin fajtorë për akuzat për konspiracion. Austin ka vënë veton ndaj marrëveshjes, e cila shkaktoi polemika pasi treshja do të përballej me një dënim të përjetshëm në vend të dënimit me vdekje në Gjirin e Guantanamos.

Marrëveshja që tashmë u anulua, mes qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe të akuzuarve për pranimin e fajësisë për 11 shtatorin erdhi më shumë se 16 vjet pasi filloi procesi penal ndaj tyre lidhur me sulmet e Al-Kaidws dhe më shumë se 20 vjet pas sulmeve që shkaktuan vdekjen e afro 3,000 personave dhe pas së cilave SHBA filloi një luftën në Afganistan që vazhdoi për dy dekada.

Mohammedi, i cili akuzohet se ishte organizatori i sulmeve të 11 shtatorit , ku u vranë 2 mijë 977 njerëz, u kap në Pakistan në vitin 2003. Ai është mbajtur në Gjirin e Guantanamos së bashku me Walid bin Attash dhe Mustafa al-Haësaëi që nga dhjetori 2006, shkruan Sky News. Marrëveshja për pranimin e fajësisë, e cila do t’i kishte parë të dyshuarit të shmangnin dënimin me vdekje, u kritikua nga familjet e viktimave të 11 shtatorit.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Ekipi olimpik i Kosovës i përfundon Lojërat Olimpike me dy medalje

Ekipi olimpik i Kosovës i përfundon Lojërat Olimpike me dy medalje