Shkodër-Një 43-vjeçar ka përplasur me makinë një vajzë 11-vjeçare në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:15, në aksin rrugor "Shkodër-Mjedë".
Sipas informacioneve paraprake raportohet se e mitura ishte duke ecur në këmbë teksa shoferi me inicialet D.U e përplasi.
Vajza është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Komento
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)