SHBA- Një 12-vjeçar amerikan është vrarë me armë zjarri nga një agjent policie në Ohio, ndërsa po luante me një pistoletë lodër. Videoja që tregon ngjarjen është publikuar ditën e djeshme. Tamir Rice ka qenë duke luajtur në park me një pistoletë lodër të cilën jua ka drejtuar kalimtarëve me shaka, dhe pas denoncimit të kalimtarëve në numrin e policisë, ka ardhur dhe ndërhyrja e forcave të rendit duke shkaktuar këtë incident të rëndë.
Videoja që pasqyron gjithë rrjedhën e ngjarjes është publikuar nga policia e Cleveland pas kërkesës së familjarëve.
Pamjet tregojnë se polici ka gjuajtur dy herë mbi fëmijën pak çaste pasi ka zbritur nga makina pasi ai nuk i është bindur urdhrit për të ngritur duart.
Djali ka vdekur në spital një ditë pas ngjarjes.
Familjarët akuzojnë se polici ka vepruar me nxitim për shkak të faktit se djali ka qenë me ngjyrë, dhe besojnë se ky incident do mund të ishte evituar nëse agjenti do të tregohej korrekt dhe i drejtë në punën e tij.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO