SHBA - Një yll i ri mund të qepet në flamurin e SHBA-ve. Nëse ideja e një shteti të ri federal amerikan mund të tingëllojë si e vjetër, nuk është aspak kështu për banorët e kontesë Modoc pasi fqinjët e tyre në Siskiyou, votuan në favor të shkëputjes nga Kalifornia.

Objektivi? Ti jepet jetë shtetit federal Jefferson, mes Oregonit dhe Kalifornisë që përfshin të gjithë territoret në kufi me këto dy shtete. Presidenti i kontesë Geri Byrne, motivoi këtë kërkesë për ndarje duke thënë se qytetarët janë në shumicë në favor të shkëputjes prej të ashtuquajturit “Shteti i Artë” (Kalifornisë).

“Njerëzit janë të lodhur nga trajtimi që i bëhet nga shteti të cilit i përkasin. Nevojat e komunitetit injorohen duke e bërë atë të ndihet edhe më të largët”-tha Byrne. Megjithatë ai siguroi se nuk do të jetë një ndarje e fortë dhe e dhunshme si ajo e lëvizjeve separatiste por thjesht ka nisur puna që ky proces të kryhet në një periudhë të shkurtër.

shteti Jefferson

Kështu shteti Jefferson, sipas Byrne, pritet të lindë mes Kalifornisë dhe Oregonit, duke përfshirë të paktën 12 konte në kufi mes këtyre shteteve.

shteti Jefferson
(Në foto: Harta e shtetit Jefferson)

Por dëshira e këtij komuniteti nuk përputhet me ligjin e SHBA-ve. Kushtetuta amerikane, neni 4, fraksion 3 konfirmon se nuk mund të krijohen shtete të reja nga ndarja e atyre ekzistues, vetëm në rast se ndarja aprovohet nga ligjvënësit e shteteve të interesuara dhe të Kongresit. Megjithatë pikërisht tek ky përjashtim do të bëjnë presion kontetë e përfshira në lëvizjen ndarëse.

shteti Jefferson

Në fakt historia e shtetit Jefferson e ka origjinën në vitin 1941 kur Gilbert Gable, dikur kryebashkiak i Port Orford, u takua me liderët e tjerë politikë të veriut të Kalifornisë për të krijuar një shtet të pavarur të krijuar nga territoret në kufi me Oregonin dhe vetë Kaliforninë.


(v.gj/shqiptarja.com)